Në paradën e 13-të të “Krenarisë” në Tiranë mori pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i cili është vetë pjesë e komunitetit LGBT+. Në krah të tyre ambasadori kërkoi një mbrojtje më të fortë ligjore dhe shërbime më miqësore për këtë komunitet.
‘Çfarëdo lloj diskriminimi në gjuhë, në besim fetar, në mendim politikë ose mosha dhe çdo gjë tjetër përfshirë orientimin seksual është e ndaluar dhe për këtë arsye jam këtu sot. Jam i kënaqur që jam këtu edhe me miken time Albana. Albana e di që ke një punë të vështirë por dua që të them sot se ne jemi këtu sot që të jemi përkrah jush dhe t’ju mbështesim, puna që bëni ju dhe ministria është e rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE. Dhe jemi këtu për të përmbushur ato angazhime për planin e veprimet për çështjet LGBT, duhet që të ketë qasje në shërbime që të jenë miqësore dhe të ketë mbrojtje më të mirë ligjore. Sepse çfarë ky komunitet kërkon nuk është shembshuria, ky komunitet kërkon respekt’, tha ai.
“Liri, Barazi dhe Siguri” ishte një ndër thirrjet më të fuqishme që u dëgjua teksa parada nisi nga qendra e kryeqytetit dhe vijoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Edhe këtë radhë kërkesat kryesore të komunitetit ishin legalizimi i martesave të së njëjtës gjini si dhe ofrimi i një shërbimi shëndetësor më cilësor për personat transgjinorë.
‘Ne duhet që ti edukojmë fëmijët tanë sa i përket diversitetit. Më shumë edukim dhe informim për të shbërë gjuhën e urrejtjes dhe përjashtimit. Nuk është se komuniteti jeton në një ishull më vete, ne jemi të gjithë së bashku’, tha ajo.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu në fjalën e saj tha se nuk duhet që të ketë diskriminim ndaj këtij komuniteti. Ajo tha se çdo person është i lirë të zgjedh vet se si e jeton jetën e tij.
‘Janë në zbatim plane veprime dhe nuk mjafton. Gjithkush ka të drejtë të ndihet i barabartë. Nuk duhet të ketë diskriminim për mënyrën se si jeton apo orientimin që ka një person. Nuk ka nevojë vetëm për strategji dhe plan veprimi, por ka nevojë edhe për një dialog të përbashkët dhe të përditshëm që çdo njeri duhet që të jetojë i lumtur dhe të zgjedh mënyrën e tij se si kërkon që të funksionojë në jetën e tij’, tha ajo.
Një detaj që ra në sy këtë vit ishte edhe prania e flamujve të Palestinës, si një akt solidariteti për popullin që po përballet me luftë.
Parada e krenarisë, që organizohet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të shprehur identitetin dhe orientimin seksual, u zhvillua në një atmosferë energjike nën tingujt e muzikës.
Komente

Si shum shpesh BE dhe Shtete të tjera kan fillu me i sjell ambasadorët me marmit të çame.Rrini mos u sforconi se zhurm të shpifme boni.
Përgjigju