Krahasimi/ Si duket skulptura e Skënderbeut në shtetet e tjera të botës...heroi kombëtar mbi kalë, jo në këmbë (FOTO)

1 Dhjetor 2020, 16:06| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 16:19

  • Share

TIRANË- Përurimi i shtatores së Skënderbeut në Prizren ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik. Në një kohë kur nuk ka një fotografi si edhe në dorëshkrime që japin versione të ndryshme mbi dukjen e heroit kombëtarë, është marrë si e mirëqenë versioni i Odhise Paskali. 

Skulptori Sinan Alija dhe ideatori Nue Oroshi thanë se versioni në Prizren është origjinali, por njerëzit nuk e pëlqejnë se janë mësuar me kopje. Megjithatë, le t'i hedhim një sy skulpturave të heroit tonë kombëtar në botë.

Monumentin e Skënderbeut në Tiranë realizuan, Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço (1968) 

Shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë nga skulptori Janaq Paço, në vitin 2003

Busti i Skënderbeut në Gjenevë, i përuruar më 1 nëntor 1997, realizuar nga Odhise Paskali

Skulptura e Skënderbeut në Londër më 28 nëntor 2012, vepër e skulptorit Kreshnik Xhiku

Projekti i statujës së Skënderbeut në Paris

 Statuja e Skënderbeut në Romë

Skulptura e realizuar nga Sinan Alija, Prizren 28 nëntor 2020

Kjo figurë historike ka vend mjaft të rëndësishëm në librat e historisë shqiptare dhe botërore, por edhe në art, në letërsi, artet vizuale, muzikë e kinematografi. E ndërsa në letërsi shkrimtarët shfrytëzojnë dokumentat historike e fantazinë e tyre, artistët pamorë kanë pak burime autentike të kohës. Portreti më i hershëm i Skënderbeut  supozohet se është bërë sipas një skice të piktorit venecian Xhentile Benini, ku Skënderbeu paraqitet i moshuar, ndoshta ka pozuar gjatë udhëtimit të tij të fundit në Itali në vitin 1466. Ndërsa e para sklupturë me imazhin e tij ishte ajo skulptorit dhe poetit Murat Toptani (1917) dhe më pas bustet për këtë hero u përhapën në shumë qytete të Shqipërisë dhe botës. Monumentin e Skënderbeut në Tiranë realizuan, Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço (1968). Monumenti i Skënderbeut në Krujë (1959). Monumenti në Prishtinë, vepër e skulptorit Janaq Paço (2003).Shtatorjai në Dibër, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela (2009). Buste të Gjergj Kastriotit ngrihen edhe në qytetin e Tuzit, Preshevës, Burrelit. Monumente të kësaj figure ikonë ngrihen edhe në Shkup, vepër e skulptorit Thoma Thomai (2006). Busti i Skënderbeut, në Kukës (1939). Monumenti në sheshin Albania të Romës, vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1940). Monumenti në Bruksel, Belgjikë (1968). Bustit në Vaccarizzo Albanese – fshat i Kozencës në Kalabri. Busti në Civita të Italisë (2008). Përmendorja në Miçigan të SHBA (2006). Busti në qytetin Fermo, Ankona (2007), busti në San Cosmo Albanese (2010). Bustet e Heroit tonë Kombëtar ndodhen edhe në Vjenë, në Budapest, Zvicër,buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit etj. Një nga këto monumente shqiptarët e kanë edhe në pasaportat e tyre biometrike.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2020 03:23

    Statuja e Skenderbeut ne Prizren me kujton himnin e U.S.A.interpretuar me kitare nga J.Hendrix.Dikush mund te pyesi c'lidhje ka statuja me himnin amerikan?-Ka lidhje,sepse qe te dyja ,jane forma te te shprehurit te artit e ndjenjave te artistave.Sipas klishese se merzitshme klasike,duhet qe Skenderbeu te jete perhere mbi kale,ashtu si dhe himni te interpretohet njelloj ne menyrat me klasike e me te rendomta.E verteta eshte, qe vlera nuk I humb asnjeres,ne thelb ruhet ideja e njejte.Sipas logjikes qe duhet ruajtur forma klasike,i bie qe ne Time Square,per Vit te Ri duhet interpretuar/Over the rainbow/ nga J.Garland,jo version I bere ne Hawai.Si do reagonit valle sikur Skenderbeu te paraqitej ne sklupture o picture ne formen e artit modern,apo abstract?!Per mendimin tim ky Skenderbe eshte I mire,eshte i ndryshem nga klasikja qe jemi mesuar te shohim ,por ama eshte I mire.Thjesht duhet te mesohemi me /te ndryshmen /si concept.Gjithashtu ky debat u zgjat me shume se c'duhet dhe duhet te marre fund.

    Përgjigju
    • Pretoria: 03/12/2020 07:56

      Le ta prezentojme Krishtin sipas ndjenjave te nje artisti gay, pasi jemi merzitur me klishete klesike

    • Illyricum: 02/12/2020 10:52

      Në 1444-ën, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare, Amerika banohej nga indigjenët. ShBA-të kanë histori të re por kanë përvetësuar arkitekturën e filozofinë e Greqisë së lashtë dhe atë Romake pjesë e të cilave ishim edhe ne. Statuja e Skënderbeut në Prizren duket si një ‘lodër fake’ e blerë në Kinë. Ne nuk jemi kolonizatorë dhe nuk kemi skllavëruarb askënd, prandaj nuk kemi nevojë të bëjmë hymne me versione hauajane. Skënderbeu qëndron shumë lart, në olimpin e tij, në malet thepisura të Ilirisë, në mëndjen e çdo evropiani të civilizuar. Nuk kemi shtet se shtatoret e Skënderbeut do të kishin privilegj vetëm pak artistë në botë t’i bënin. Patjetër...mund të krijosh “vepra arti” si kjo e Prizrenit, por përdore për ekspozitë private. Veprat publike, kanë nevojë për më shumë thellim e madhështi.

  • Ardianët e TEUTES: 01/12/2020 20:49

    MUNGON GJINI NE SKULPTURE QE I THEN DOREN SKENDERBEUT TEK FILMI. U BO SKËNDERBEU SI LEK PLEPI TURP PER KOMBIN SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Illyricum: 01/12/2020 20:33

    Statujë më kot nuk kisha parë. As moderne as klasike, e vendosur në mes të pallateve pa lidhje, në vebd që të krijohej nje hapsirë e posaçme, e lartësuar, e pa arritshme...ashtu siç janë malet e Krujës, ashtu siç jane malet e Shqiptarëve. Hiqeni sa më parë këtë shëmbëlltyrë të degradimit të elitave të sotme shqiptare. Këshillat bashkiakë tanimë heqin tituj nderi, aprovojnë vepra arti anonime...jam pa fjalë. Në Beograd do ta bënin më të hijshëm, jam i sigurtë.

    Përgjigju
  • Alfons: 01/12/2020 20:27

    Edhe ai ne paris qenka cope cope,si xhuxh borbardhe ne kale,apo ate se shani ju se jeni mesuar te lepiheni me europen dhe hajt ti bijm ketij fukarait te prizrenit.

    Përgjigju
  • Niku: 01/12/2020 19:07

    Gjergj Kastrioti nuk ishte ushtar i thjeshte ishte udheheqes ushtark qe drejtoi luften ,prandaj dhe skulpetura e tij duhet ta tregoj kete gje .Mua me duket si roje me krahet si fije spango dhe nje shpate 1meter e gjysem nuk te kritjon asnje emociion per ta quajtur udheheqes dhe HERO njekohesisht

    Përgjigju
  • life: 01/12/2020 18:21

    ne te gjitha bustet nuk esht i njejt,ashtu si dhe ne prizren.per ju kritiket e artit kam nje pyetje: NUK KA QENDRUAR SKENDERBEU ASNJEHER NE KEMB;EDHE KUR FLINTE QENDRONTE MBI KAL?

    Përgjigju
    • Mikel: 02/12/2020 19:24

      Shikoje në kembë në Peshkopi dhe bindu...!

    • Mergim tari: 02/12/2020 05:02

      Edhe ne kembe ndoshta qendronte, por kokelarte e krenar, jo kokeulur e I dhier sic duket ketu.

  • Abcd: 01/12/2020 17:29

    Kjo skulpture per Heroin tone Kombetar Skenderbeun,eshte e percudnuar,ashtu sikurse eshte e percudnuar dhe obelisku,apo perkujtimorja me rastin e 100 vjetorit te Pavarsise ne Tirane. Jane te dyja “vepra” te sabotuara,qe ”Skenderbeu” te mos paraqitet ashtu sic i takon nje heroi kombetar dhe sic e njohin shqiptaret e me tej dhe “permendorja e Pavarsise” te mos kete ndonje vlere per shqiptaret ,se ata jane thjesht te vetshpallur “te pavarur”,por nuk jane te tille. Dhe cfar e kthyen ate ,pervecse ne nje “shurrtore” me pamjen qe kishte dhe vendin pa drite ku e kishin vendosur.Keshtu dhe “Skenderbeu” i Prizrenit eshte aq e shemtuar,sepse nje Skenderbe i tille i dobet dhe pamje lypsari nuk mund te behet nje “hero”. Permendorja e “Skenderbeut” e realizuar bukur,madherishem,triumfues,ashtu sic mund te jete figura e nje Heroi,eshte skulptura ne Kruje.

    Përgjigju
    • Mike: 02/12/2020 19:26

      Je teper i saket plus atë të Romes.

  • Arberi: 01/12/2020 16:23

    Votoj per Skenderbeun ne Tirane dhe Rome. Ai kosovarime ka perçudnuar qellimisht heroin tone kombetar. Do jete ndonje skulptor pro serb. E ka bere Gjergj Kastriotin si kur po lengon ne kembe, si nje pensionist. Ai ka qene gjithe ai fare burri qe mbante gjithe ate shpate ne dore, super i fuqishem.

    Përgjigju
    • Tirona: 01/12/2020 19:59

      O Klodi! ky eshte mendimi im, mos ofendo o "Koqe Kanari"

    • Klodi: 01/12/2020 18:43

      O Tirona o kallom qe je nje injorant. A thua se po e vure emrin Tirona do sinjifikohesh si mendjendritur!!! Skenderbeu mbi kal eshe SIMBOL kombetar. As ne kembe dhe as mbi motorr apo taxi. Koqe

    • gjithe populli i mencur gjithe populli i cmendur: 01/12/2020 17:24

      ik or trap. te votosh ate qe te pelqen...sdo te trhote te thguash idiotesira. sa eshte permasa e bustit te prizrenit. sa eshte rreth rrotullimi i krahut. sa eshte raporti i shpatullave melartesine kokes. Pastaj per konsiderimet serbe je per cmendime

    • Tirona: 01/12/2020 17:19

      Skenderbeu nuk e beri luften i vetem , duke qendruar siper Kalit. Kjo shtatore nuk tregon Skenderbeun duke parakaluar me kale ose duke ndjekur luften ne prapavije i hipur mbi Kale ashtu sic qendronin pashallaret Turq, Me kete Shtatore autori ka simbolizuar te gjithe luftetaret e Tij ne fushen e betejes duke i thene pushtuesve se pa kaluar mbi trupat tane Ju nuk e kaloni Adriatikun.Kjo eshte ideja e kesaj shtatoreje te realizuar me mjeshteri nga autori . Shikojeni me vemendje kete Shtatore qe simbolizon te gjithe ushtrine e Skenderbeut duket si nje mure i pakalushem per armikun dhe ky mure u be mburoja e Krishterimit Europian."Skenderbeu nuk e beri luften i vetem duke qendruar siper Kalit"

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?