Krahasimi than shpirtin

20 Prill 2019, 12:08| Përditesimi: 20 Prill 2019, 12:12

  • Share

Vazhdoj të dëgjoj prindër dhe gjyshër, që krahasojnë fëmijët apo nipërit me njëri tjetrin, si edhe me fëmijët dhe nipërit e të tjerëve.: “ky i madhi është indiferent mezi afrohet, ndërsa ky i vogli është i butë dhe të vjen vetë” apo “sikur nuk jane vëllezër apo motër e vëlla”.

Gjithashtu, krahasimet: “Djali i shoqes time bën shumë gjëra, ndërsa fëmija im nuk bën asgjë”. Prindër, gjyshër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezrit apo motrat e tyre. E para, janë njerëz të ndryshëm dhe e dyta, krahasimi kultivon te fëmija zilinë dhe inatin për tjetrin dhe çështë më e keqja, mosvlerësimin për veten.

Por e keqja nuk mbetet me kaq, për fat të keq, kjo sjellje haste edhe te edukatorët e mësuesit. Edhe ata nuk i shpëtojnë dot kësaj mënyre zhvlehtësuese të trajtimit të fëmijës. Të rritur, kini kujdes se fëmija ende nuk ka shumë mekanizma për të përballuar krahasime të tilla. Fëmija mendon se ai tjetri është më i mirë dhe për këtë arësye e duan më shumë.

Edhe ju të rriturit, kur ju krahasojnë me një tjetër, nuk ndiheni mirrë, madje zemëroheni dhe mbani inat. Kjo formë të sjelluri, që për vete nuk e pranoni, dhe e përdorni me fëmijën duhet ndryshuar, nuk duhet të përdoret.

Përpiquni prindër, gjyshër, edukatorë dhe mësues, përpiquni.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?