Krahë pule me patate furre nga zonja Vjollca

24 Mars 2021, 10:07| Përditesimi: 24 Mars 2021, 10:08

  • Share

Krahë pule me patate furre

Përbërësit:

500 gr krahë pule

800 gr patate

Marinimi i krahëve të pulës

1 1/2  lugë gjelle kos

1 lugë çaji pure domate

1 lugë çaji majonezë

kripë dhe piper të zi

1 1/2 lugë çaji piper I kuq ( I ëmbël)

1/2 lugë çaji piper pikant ( opsionale)

1 lugë çaji trumzë

4 lugë gjelle vaj

Për patatet

kripë dhe piper I zi

1/2 lugë kafe piper të kuq

vaj

rozmarinë

Përgatitja:

Pastrojmë krahët e pulës i thajmë ato. Në një tas vendosim të gjtihë përbërësit e marinimit të krahëve të pulës dhe I përziejmë mirë ato. Vendosim krahët duke I lyer mirë me marinimin. Mbulojmë tasin me celefon dhe I lëmë pak në frigorifer të paketën 30 minuta. ndërkohë  qërojmë patatet dhe I presim ato në 1/4  në copa të mëdha ( Nëse patatet janë mesatare). Nëse janë të mëdha atëherë I presim në kubikë. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar shtojmë patatet në të dhe I japim një valë për 3-4 minuta. I kullojmë dhe I vendosim në një tas ku do të shtojmë vaj, kripë, shumë pak piper të kuq, piper të zi dhe rozmarinë I përziejmë dhe I vendosim sëbashku me krahët e pulës në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. I vendosim në furrën e parangrohur 200 gradë Celsius për 40 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?