Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Politikë

Krahu i Berishës i kërkon Bashës të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA-BE: Diplomatët të mos hyjnë më në seli, s’kanë punë me ne

13 Maj 2021, 19:23| Përditesimi: 13 Maj 2021, 20:14

  • Share

Sali Berisha po shton presionin mbi Lulzim Bashën, duke e tërhequr drejt linjës radikale dhe konfrontuese, pas pozicionimit pro qëndrimit në krye të Partisë Demokratike, edhe pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Disa ditë më parë, Berisha i dha një mesazh të qartë Lulzim Bashës, teksa mori në mbrojtje Ilir Metën. Me këtë qëndrim, Berisha kërkon vijimin e aleancës me LSI-së dhe bashkëpunimin me Metën, ndonëse partia e tij preku fundin në zgjedhje dhe kontribuoi për disfatën e opozitës. Në një kohë kur Basha vijon të heshtë për shkarkimin e Metës dhe mes PD-LSI kanë nisur akuzat e koduara, Berisha kërkon vijimin e aleancës me Metën, me të cilin e bashkon lufta kundër reformës në drejtësi dhe kundërvënia ndaj SHBA-BE.

Ndërkaq, sot, Basha ka marrë një tjetër mesazh, edhe me radikal, nga krahu i Familjes Berisha. Çim Peka, një gazetar që drejton një televizionin të familjes Berisha-Meta, i ka propozuar Lulzim Bashës ndërprerjen e marrëdhënieve me SHBA-BE. Sipas tj, Basha nuk duhet të lejojë ambasadorët e Perëndimit që të hyjnë më në selinë e PD dhe se ata nuk kanë më punë me opozitën.

“E di se cili do të ishte fjalimi që Lulzim Bashës do t’i jepte moralin e vazhdimit të opozitës, që unë jam i bindur se ai njeri nuk e bën. Duhet të dilte e të mblidhte popullin e opozitës e t’u thoshte ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’”, shkruan Peka.

Propozimi radikal, për ndarjen e Partisë Demokratike nga SHBA-BE, është në linjën e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky i fundit i shpalli zgjedhjet e 25 prillit një referendum kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe reformës në drejtësi, investimit më të madh të Perëndimit në Shqipëri. Sulmet ndaj Yuri Kim janë një nga arsyet sepse Kuvendi kërkon të shkarkojë Ilir Metën, i cili akuzohet se ka cenuar rëndë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Megjithatë, Berisha e konsideron puç shteti shkarkimin e tij. Gjithashtu, ndërsa Lulzim Basha u përfshi në një dilemë për qëndrimin që duhet të mbante pas humbjes, Sali Berisha nxitoi duke i shpallur zgjedhjet të deformuara, si alibi për vijimin e kontrollit të partisë përmes Bashës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali Krimineli: 14/05/2021 22:25

    Si ka thene Ilir Meta e fuqishme eshte edhe Rusia

    Përgjigju
  • Pimpi: 14/05/2021 05:18

    Pim Çeka... ça jane keto budallenj more??

    Përgjigju
  • Çe pyet: 14/05/2021 02:54

    Qim Peka..????!!!! What the fuck!

    Përgjigju
  • Pa USA ska zhvillim: 14/05/2021 01:43

    Seriozisht ? Pa USA pa BE mbaron Shqipëria si në kohen e perparme me bukë kollomoqi?!

    Përgjigju
  • populli: 13/05/2021 23:53

    Bejeni sa me pare dhe bejeni kryeministrine ne vicidol.. na e mesoi sala kete emer per kete ka merita..

    Përgjigju
  • Roland Gjoni: 13/05/2021 22:45

    nuk e di cfare nryshimi kane nga partia komuniste qe nu e donte europen dhe ameriken

    Përgjigju
  • Lopa: 13/05/2021 22:14

    Mendim i mire i ketij majmuni! per mos mi lejuar ambasadore e SHBAse dhe BEse per te hyre ne SHQUP eshte mendim gjenial i ketij majmuni shpellar,dhe Amerika me Europen do ta ndalojne qe te hyje ne Amerike & ne Europ ket majmun shpellare,qe mos ta prishi rracen e Amerikes & Europes!

    Përgjigju
    • muzati: 14/05/2021 00:04

      Me duket se lopa qenka bere per muzat !

  • gimi: 13/05/2021 21:18

    cim peka ,what a joke

    Përgjigju
  • Il Marchese: 13/05/2021 21:08

    Duhet të jesh i verbuar psikologjikisht për të marr të qëndrueshme llafet e këtij personazhi, këtë Çim Peka e kam dëgjuar disa herë dhe më ngjan versioni cheap i Emilio Fede, çdo arsyetim prek dhe nuk prek livelin më të ulet të inteligjensës mesatare.

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 13/05/2021 20:44

    Kjo eshte ajo qe une dua te distancohet nga SHBA-BE dhe te veje ne p…. te Liris pastaj te asgjesohet nje here e mire kjo organizate teroriste me emrin PD IMPERIALIZMI AMERICAN DHE REVIZIONISTET nuk na trembin i erdhi fundi Sali-Like@com Amin

    Përgjigju
  • vlonjati: 13/05/2021 20:35

    Te japi mend dhe Qimi qe sot duhet te ishte ne burg eshte tja heqesh vetes.Qimi qe nuk njef norma morale duke shkuar me vajzen e mikut eshte nje mbetje e pariciklushme

    Përgjigju
    • Erjona: 13/05/2021 23:19

      Qimi qe vinte tek un me 10000 per nne her.e nuk arrinte dot me bo che se e kishte te vogel.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?