Kronikë

Kraja raporton te 'Ligjet': Mbi 1000 persona në përgjim për 2020, pjesa më e madhe për korrupsion! Mungesa e prokurorëve pengesë për punën e SPAK (VIDEO)

4 Qershor 2021, 10:12| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 17:04

  • Share

TIRANË- Kreu i SPAK Arben Kraja zbuloi se mbi 1 mijë persona janë vënë në përgjim gjatë vitit 2020, shumica prej të cilëve për korrupsion. Në një seancë dëgjimore në Kuvend, Kraja tha se mungesa e prokurorëve pengesë për punën e SPAK. Gjatë fjalës së tij Kraja theksoi se i gjithë personeli i SPAK është në “Vetting”, teksa bëri edhe një bilanc të punës të institucionit të drejton. Për Krajën, ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për SPAK, teksa edhe renditi arsyet. 

Kemi qenë në disa situata problematike dhe jo normale të ushtrimit të aktivitetit, numri i Prokurorëve është i pakës, mungesa e strukturës së BKH, ambientet tona kanë qenë në rikonstruksion dhe jemi zhvensodur në kushte jo normale dhe pandemia. 588 procedime penale, 216 hetime kanë përfunduar, 216 persona janë marrë të pandehur", tha Kraja. 

Ndalur te përgjimet e kryera për 2020, Kraja tha se është punuar me kapacitetin e plotë që SPAK ka, por theksoi se duhet shtuar personel pasi ngarkesa ka qenë e madhe. Pjesa më e madhe e përgjiimeve janë për korrupsion. 

"Përgjimet, në dhjetor të 2019 është vendosur një ambient i veçantë për kryerjen e përgjimeve, janë të izoluara, të sigurta ku janë 7 poste, ku oficerët kanë kryer punën. 91% e procedimeve penale është kryer metoda e përgjimeve nga 10 oficerë, ngarkesa ka qenë e madhe. Mbi 1000 subjekte të përgjuara, pjesa më e madhe për korrupsion. 41 kërkesa për ndihmë nga autoritet e huaja, në total janë ekzekutuar 22 prej tyre. 24 raste për ekstradim. Një punë tjetër që na ka kushtuar shumë punë është ajo kundër terrorizmit. Ka pasur 62 kërkesa për konfiskim pasuri, 25 është pranuar kërkesa për sekuestrimin e pasuritë", tha Kraja.

Pyetur nga anëtarët e Komisionit, Kraja tha se bashkëpunimi i SPAK me Prokurorinë e Përgjithshme ka qene shumë i mirë, pa problematika.

"Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroritë e tjera, ligji i ka të ndara kompetencat dhe nga pikëpamja ligjore është e qartë, ka qenë shumë i mirë si bashkëpunim, nuk ka asnjë problematik. Kemi rakorduar me Prokurorinë kur kemi pasur nevojë për të rakorduar", tha Kraja.

Para Krajës, në Komisionin e Ligjeve për të raportuar punën e bërë përgjatë vitit që lamë pas, kanë qenë edhe krerë të institucioneve të tjera. Fillimisht në Komision ka marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj; më pas kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe krerët e KLGJ e KLP, Naureda Llagami e Gent Ibrahimi. 

VIDEO/Raportimi i plotë

Ora 10:54
Shameti: OFL-ja s'duhet t'i ishte ngarkuar SPAK, se s'është ndonjë shkencë e madhe

1622797312_1622796393adnanshameti.jpg

Deputeti i PS-së, Adnor Shameti është i mendim se operacionet e OFL-së nuk duhet të ishin  ngarkuar SPAK, pasi sipas tij ishte një ngarkesë e tepërt.

"Nuk po bëhet ndonjë shkencë e madhe se nuk është hetim i një akuze penale, nuk duhet t'ia kishim ngarkuar SPAK. Është një çështje financiare në finale dhe mendoj që ka qenë në ngarkesë që ia kemi kaluar SPAK", tha Shameti.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?