Kosova & Rajoni

Krasniqi për Report Tv: Presidentja Osmani është nën kërcënime serioze, dyshimet bien mbi shërbimet inteligjente ruse dhe serbe

28 Maj, 19:45| Përditesimi: 28 Maj, 20:11

  • Share

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në një intervistë për Report TV, Krasniqi ka bërë me dije se situata është shqetësuese dhe se institucionet janë duke e trajtuar me seriozitet të plotë.

"Presidentja Osmani kohëve të fundit ka qenë objekt i disa kanosjeve dhe kërcënimeve serioze, të cilat janë adresuar në adresën zyrtare të Presidencës. Opinioni publik i vendit ka gjykuar këto kërcënime, por për këto kërcënime kanë qenë të shqetësuara dhe këto institucione, ndërkombëtare, që dëshmohet përmes nivelit të sigurisë të presidentes tonë." - tha Krasniqi, duke shtuar se "kërcënimet nuk kanë kaluar pa reagim as nga opinioni publik, por mbi të gjitha, edhe institucionet ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për sigurinë e Presidentes."

Sipas tij, rritja e nivelit të sigurisë për kreun e shtetit është dëshmi se situata është duke u ndjekur me prioritet.

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet dhe policia po punon në mënyrë të gjithanshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

"Megjithatë, duhet pasur parasysh se disa nga autorët dyshohet se ndodhen jashtë territorit të Kosovës dhe kanë përdorur adresa publike për të realizuar kërcënimet, çka e bën më të vështirë identifikimin e tyre,"-u shpreh eksperti i sigurisë.

Krasniqi konfirmoi se ditët e fundit janë paraqitur edhe mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve të tjera publike si dhe informacione për mjete shpërthyese, që dyshohet se vijnë nga vendet e Lindjes.

"Dyshohet për përfshirjen e shërbimeve inteligjente ruse dhe serbe, të cilat punojnë çdo minutë kundër institucioneve tona," theksoi ai në përfundim.n

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?