Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve

7 Janar, 19:47| Përditesimi: 7 Janar, 20:12

  • Share

TIRANË- 85 mjekë janë përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Qeveria e njoftoi nismën për policët, mjekët dhe pjesëtarët e forcave të armatosura në gusht të vitit të kaluar (2023) ndërsa deri më tani, nga ky program kanë përfituar 92 efektivë policie të cilëve u është pranuar aplikimi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nëpërmjet një postimi në facebook, bëri me dije se së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve për t’u dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.

Në një vizitë që kryeministri Edi Rama zhvilloi në banesën e njërit prej efektivëve që përfitoi kredi për shtëpi me interes 0%, tha se programi do të zgjerohet edhe më tej duke rritur kuotat e punonjësve të administratës publike të cilët mund të përfitojnë.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Diko: 08/01/2024 07:26

    Pa e bere per mesuesit e keni kot po favorizoni me te perfolurit per korrupsion, jo ata qe kane vertet nevoje.

    Përgjigju
  • Qsut: 07/01/2024 22:44

    Infermierët i lini te ngrohen ne diell ,ose te ikin tja mbathin ne gjermani se sa per shtepi dhe 2000 vjet te punojne nuk do munden dot ta blejne nje shtepi modeste.

    Përgjigju
  • Anton: 07/01/2024 22:38

    Po mesuesit a do jene pjese e ketij programi per kredi per shtepi me 0% interes

    Përgjigju
    • ANISA: 16/02/2024 13:38

      Por per popllin kur hapet programi per kredi te but

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?