Banka e Shqipërisë

Ekonomi

Kredia konsumatore do bëhet më e lirë! BSH ul interesat maksimale nga 71% në 62.2%

14 Korrik, 17:29| Përditesimi: 14 Korrik, 19:04

  • Share

Kredia konsumatore do i kushtojë më pak xhepit të qytetarëve deri në korrik të këtij viti, pasi Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë tavanin për interesat maksimale që do të aplikohen për këto hua.

Më 11 korrik Banka e Shqipërisë ka vendosur që interesi për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë të ulet nga afro 71% që ishte deri në fillim të muajit në 62.20%.

Ndërsa interesi maksimal për kreditë nga 200 deri në 600 mijë lekë është ulur në 35.21% nga 36.5% që ishin tavanet e mëparshme.

Kurse interesat për kreditë me vlerë mbi 600 mijë lekë kanë pësuar rritje të lehtë. Të gjithë qytetarët që do të marrin kredi mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë do të kenë interes maksimal 14.93% nga 14.7% në 6-mujorin e parë të vitit, ndërsa ata që marrin mbi 2 milionë lekë deri në 10 milionë do e kenë interesin maksimal 12.02% nga 11.8% që ishte.

Vendimi që Banka e Shqipërisë të përcaktojë normën maksimale të interesit u mor në vitin 2021 dhe hyri në fuqi në vitin 2022, pas abuzimeve që këto institucione jo-bankare bënin me interesat e kredive konsumatore që merrnin qytetarët, për shkak se e japin më shpejt huanë dhe nuk kërkojnë kolateral.

Skandali i vitit të shkuar me mikrokreditë e përforcoi edhe më shumë domosdoshmërinë për të kufizuar interesat dhe gjobat, për shkak se institucionet jo banka shpesh nuk e kanë respektuar këtë rregullore.

Shënim: Norma Efektive e Interesit përfshin të gjitha kostot që një kredimarrës paguan për kredinë e marrë (si p.sh. norma e interesit, komisionet e ndryshme, kosto e mbajtjes së një llogarie nëse është e detyrueshme për të marrë kredinë, primi i sigurimit që paguan kredimarrësi, etj.).

NEI MAKSIMAL PËR KREDITË KONSUMATORE
                                              Ishte        Bëhet
0 - 200.000 Lekë                  70.90%     62.20%
200.001 - 600.000 Lekë      36.55%      35.21%
600.001 - 2 mln Lekë          14.76%      14.93%
2 - 10 mln Lekë                   11.84%       12.02%

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 14/07/2025 17:50

    E paskan ulur 62.20 % , plehra qe bashkepunoni me iute dhe kredo per te rrjepur hallexhijte; as ata qe shesin droge nuk fitojne kaq sa ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?