Rritja e normave të interesit, nuk i ndalon bizneset për të marrë kredi, e cila për dhjetë muajit e këtij viti është rritur me mbi 8% krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për ekonominë nga janari në tetor të këtij viti arriti në 246.6 miliardë lekë, duke u rritur me 18.9 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe është regjistruar rritje e fortë e kredisë së miratuar për sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë. Më konkretisht, nëse një vit më parë nga janari në tetor huaja e dhënë për këtë fushë ishte 49.3 miliardë lekë, ndërsa këtë vit ka kapur shifrën 61.6 miliardë lekë, duke u rritur me 12.2 miliardë lekë.
Ndërsa është rritur me rreth 78% kredia e dhënë për sektorin e pasurive të paluajtshme. Në dhjetë muaj për këtë fushë janë dhënë mbi 8 miliardë lekë, nga 1.7 miliardë lekë që u dhanë vjet. Kjo rritje e kredisë në këtë fushë lidhet direkt me interesin e lartë që ka si nga bizneset ashtu edhe nga individët për të investuar në tregun e real-estate. Por edhe shtrenjtimi i apartamenteve po i shtyn gjithmonë e më shumë qytetarët të marrin hua për të blerë shtëpi.
Përmirësim i lehtë është regjistruar edhe tek sektori i bujqësisë, pasi janë dhënë 2.1 miliardë lekë hua, nga 1.8 miliardë që ju miratuan vjet. Pra është regjistruar një rritje prej 355 milionë lekë.
Kurse sa i takon ndërtimit, industrisë nxjerrëse, sektorit të energjisë që kanë peshë të lartë në vlerën e kredisë, këtë vit janë në rënie të lehtë, krahasuar me vitin 2022.
Janar-Tetor 2022 227,686 mld lekë
Janar-Tetor 2023 246,606 mld lekë
Rritja +18,920 mld lekë
Janar-Tetor 2022 1,765 mld lekë
Janar-Tetor 2023 8,030 mld lekë
Rritja +6,265 mld lekë
Janar-Tetor 2022 49,366
Janar-Tetor 2023 61,645
Rritja +12,279
Janar-Tetor 2022 1,836 mld lekë
Janar-Tetor 2023 2,191 mld lekë
Rritja +355 mln lekë
Ose me shkoqur, pastrimi i parase se zhvatur publike me kolateral po pronen publike qe shushunjat e oborrit zhvasin sipas oreksit te kryepykes Rama.
Përgjigju