Kredia sovrane, Nikolin Jaka për Report Tv: I jep frymëmarrje biznesit, por nuk është e mjaftueshme

11 Prill 2020, 16:55| Përditesimi: 11 Prill 2020, 17:32

  • Share

11 miliardë lekë është garancia sovrane e vënë në dispozicion të bizneseve që do të marrin kredi për të pagat e punonjësve. Por për Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka fondi prej 11 miliard lekësh nuk është i mjaftueshëm pavarësisht se i jep frymëmarrje biznesit.

Ne e kemi dhënë opinionin tonë besoj nuk është e mjaftueshme për të gjitha kërkesat e sipërmarrjes, në radhë të parë, dhe në radhë të dytë ne presim që bankat e nivelit të dytë të specifikojnë vendimin se si duhet të operojnë me sipërmarrjen privat dhe se çfarë kriteresh do të plotësojnë sipërmarrja për të tërhequr garancinë sovrane. Është financim nëpërmjet garancisë sovrane për sipërmarrjet që kanë pamundësi për të paguar punonjësit e tyre.

Pra është një frymëmarrje që i jepet sipërmarrjes dhe kjo gjithmonë varet se sa të aftë financiarisht do të jenë sipërmarrjet private për të përballuar një kërkesë të tillë për ta kthyer në sfidë nesër për të shlyer këtë kredi, sepse është shumë e rëndësishme që objektivat të jenë të qarta dhe sipërmarrjet të jenë qartësisht të orientuara se po marrin një kredi për ta kthyer”, tha Jaka.

Kredia sovrane do të jetë me terma preferencial dhe nuk duhet të kalojë normën e interesit prej 2.85%. Por për Jakën kjo është kredi tregtare dhe se interesi nuk është i ulët.

Nuk mendoj se është me normë interesi të ulët sepse ka një tavan 2.85% dhe nuk dihet se sa është minimumi dyshemeja , dhe 2.85% është kredi tregtare dhe në këtë kontekst unë mendoj se qeveria shqiptare e ka përdorur këtë instrument për ti ardhur në ndihmë emergjente sipërmarrjes”, shprehet Jaka.

Ndërkohë sa i takon paketës së dytë ekonomike që pritet të prezantohet nga qeveria në 15 prill, Jaka thotë që sipërmarrja shpreson të jetë një paketë në të njëjtin nivel me paketat e rajonit.

Tashmë kemi një prezantim të paketës së Maqedonisë, dhe të Serbisë dhe për aq kohë sa Shqipëria  lundron në këtë treg rajonal dhe është e detyruar të bëj analizën këtij tregu rajonal, të konkurrencës të favoreve dhe disfavoreve të sipërmarrjeve t këtij rajoni kam shumë besim që do të kemi një paketë të ngjashme me Serbinë dhe Maqedoninë. Kështu që unë personalisht edhe në cilësinë e kryetarit të dhomës së tregtisë të gjitha kërkesat që i kemi paraqitur qeverisë shqiptare përfundimisht jam i orientuar të orientoj kërkesën drejt një pakete duke ndjekur modelin e Serbisë”, thotë kreu i dhomës së Tregtisë.

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjerimi i paketës financiare ku pritet të përfshihen edhe kategori të tjera biznesi që përfitojnë, si agjencitë turistike, rrobaqepësitë e vogla apo serviset, duke filluar nga dita e hënë fasha orare kur do të mund të lëvizin qytetarët dhe që do të qëndrojnë hapur furrat, supermarketet, bankat dhe farmacitë do të jetë nga ora 05 e mgjesit deri në 17.30 të pasdites.

INTERVISTA E PLOTË ME NIKOLIN JAKËN
Si e konsideroni paketën e qeverisë prej 11 miliardë lekësh për garanci sovrane, ku ju jepet mundësi bizneseve që të marrin kredi, për të paguar punonjësit?
Është një lançim për kredinë sovrane e ofruar nga qeveria që i vihet në dispozicion bankave të nivelit të dytë për të operuar me kërkesat e sipërmarrjes private. Ne e kemi dhënë opinionin tonë besoj nuk është e mjaftueshme për të gjitha kërkesat e sipërmarrjes, në radhë të parë, dhe në radhë të dytë ne presim që bankat e nivelit të dytë të specifikojnë vendimin se si duhet të operojnë me sipërmarrjen privat dhe se çfarë kriteresh do të plotësojnë sipërmarrja për të tërhequr garancinë sovrane.

Mendoni se kjo garanci sovrane do të jetë një mbështetje për ata biznese që nuk kanë përfituar nga paketa e parë?
Është financim nëpërmjet garancisë sovrane për sipërmarrjet që kanë pamundësi për të paguar punonjësit e tyre. Pra është një frymëmarrje që i jepet sipërmarrjes dhe kjo gjithmonë varet se sa të aftë financiarisht do të jenë sipërmarrjet private për të përballuar një kërkesë të tillë për ta kthyer në sfidë nesër për të shlyer këtë kredi, sepse është shumë e rëndësishme që objektivat të jenë të qarta dhe sipërmarrjet të jenë qartësisht të orientuara se po marrin një kredi për ta kthyer. Sepse nëse sipërmarrja do të shohin mundësinë që të marrë një kredi dhe nuk i dihet nëse do e kthej apo jo kjo na kthehet në një problem tjetër për taksapaguesit e rregullt të këtij vendi. Sipërmarrësit të bëjnë mirë llogaritë e tyre nëse e kanë mundësinë për ta tërhequr një financim të tillë apo jo?

Mendoni ju se në këtë situatë që është ekonomia e vendit sipërmarrësit të kenë mundësinë ta marrin por edhe ta rikthejnë edhe pse është me normë interesi të ulët?
Nuk mendoj se është me normë interesi të ulët sepse ka një tavan 2.85% dhe nuk dihet se sa është minimumi dyshemeja , dhe 2.85% është kredi tregtare dhe në këtë kontekst unë mendoj se qeveria shqiptare e ka përdorur këtë instrument për ti ardhur në ndihmë emergjente sipërmarrjes por nga ana tjetër jam i bindur se edhe me konsultimet që ka filluar me grupet e interesit dhe duke mbledhur edhe të gjitha kërkesat që sipërmarrja private ka paraqitur jam i bindur se qeveria po punon për një paketë të plotë duke e parë edhe në kontekstin rajonal.

Tashmë kemi një prezantim të paketës së Maqedonisë, dhe të Serbisë dhe për aq kohë sa Shqipëria  lundron në këtë treg rajonal dhe është e detyruar të bëj analizën këtij tregu rajonal, të konkurrencës të favoreve dhe disfavoreve të sipërmarrjeve t këtij rajoni kam shumë besim që do të kemi një paketë të ngjashme me Serbinë dhe Maqedoninë. Kështu që unë personalisht edhe në cilësinë e kryetarit të dhomës së tregtisë të gjitha kërkesat që i kemi paraqitur qeverisë shqiptare përfundimisht jam i orientuar të orientoj kërkesën drejt një pakete duke ndjekur modelin e Serbisë. Në rast se ne ndjekim këtë model kjo është në radhë të parë e drejtë sepse kemi të bëjmë me një sipërmarrje rajonale me avantazhe krahasuese por edhe me përballje konkurrence nesër dhe nga ana tjetër do të thotë që edhe qeveritë reagojnë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë kur kemi të bëjmë me situata si pandemia botërore.

Nga të gjitha kërkesat që iu i keni adresuar qeverisë sa prej tyre janë marrë parash?
Nuk kemi marrë asgjë sepse jemi në fazën e hartimit të paketës dhe uroj që me datën 15 prill sipas deklarimeve thuhet se  qeveria do të reklamojë paketën e saj financiare në ndihmë të sipërmarrjes private.

Mendoni se paketa e para i dha rezultatet e pritura tek biznesi?
Unë jam i bindur se kjo është në dorën e që është në dorën e institucioneve shtetërore sepse këtu kemi të bëjmë me statistika dhe statistikat janë ato çfarë merren nga ato institucione që po implementojnë këto paketa dhe pastaj le të shohim edhe reagimet e të pakënaqurve në mënyrë që të bëjmë edhe analizën e rezultatit, nëse ishin apo jo rezultateve.

Zoti Jaka, institucionet ndërkombëtare në fakt ngrenë shqetësimin se kjo krizë ekonomike do të jetë më e vështirë se ajo e viteve ’30, ju si e konsideroni krizën që po shkakton pandemia?
Kjo është një krizë paniku, në radhë të dytë është një krizë e një armiku të padukshëm, në radhë të tretë është një krizë që fut në kolaps të gjitha sistemet shëndetësore sado të zhvilluara që janë ato dhe duhet shumë kujdes për të dal nga kjo krizë pasi të panjohurat janë prezentë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?