Publikohet edhe lista e dytë për kreditë e buta, e familjeve që nuk kanë plotësuar kriteret për të kaluar fazën e parë. Pas 2556 prsonave që janë aplikuar janë me qindra të tjerë të cilët nuk kanë plotësuar kriteret që përcakton vendimi I Këshillit Bashkiak.
Faza e dytë
Në 15 korrik Bashkia e Tiranës do të nisë fazën e dytë për programin e “Subvencionimit të Interesave të Kredive”. Faza e dytë lidhet me dorëzimin e dokumentacioneve të tjera, por edhe plotësimit të kushteve shtesë.
Kreditë e buta parashikojnë që çdo familje të marrë një kredi në bankat e nivlit të dytë me interes 3%. Pas marrjes së miratimit në Këshillin Bashkiak, çdo familje ka 6 muaj afat për të gjetur apartamentin.
(Kliko këtu) për listën e plotë me emrat jofitues