Kreditë e këqija zbresin në nivelin më të ulët historik! BSH: Kreditë me probleme 6.2%, u rritën aftësitë paguese

10 Janar 2022, 17:34| Përditesimi: 10 Janar 2022, 18:26

  • Share

Kreditë me probleme vijojnë të ulen muaji pas muaji, duke dëshmuar se është përmirësuar aftësia paguese e bizneseve dhe qytetarëve. Banka e Shqipërisë raporton se kreditë me probleme në muajin nëntor ka zbritur në shifrën e 6.20%, që është niveli më i ulët historik.

Në raport me nëntorin e 2020 huatë e këqija janë ulur me 2% pasi ishin 8.20%. Teksa ka vijuar ulja e kredive me probleme pavarësisht pasigurisë ekonomike prej pandemisë, nga ana tjetër është rritur kreditimi i ekonomisë.

Sipas të dhënave të bankës qendrore kredia e dhënë deri në muajin nëntor arriti në 658,5 miliardë lekë, prej të cilës 40,827 miliardë lekë klasifikohet si kredi e keqe. Në nëntor të vitit 2020, kredia e keqe ishte në vlerën e 49.1 miliardë lekë.

Ndikim në këtë rënie kanë dhënë edhe masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në vitin 2020, të cilat u dhanë mundësinë bankave të nivelit të dytë që të rishikonin kushtet e kredive për klientët që kishin vështirësi financiare, në mënyrë që ta kishin më të lehtë shlyerjen e tyre.

KREDITË ME PROBLEME
Nëntor 2021            6.20%
Nëntor 2020            8.20%
Diferenca                   -2%

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?