Kreditë me probleme mbetën 8.1% në 2020! Shoqata e bankave: Këtë vit rritja pritet 1-3 %! S’do jenë efektet e krizës së 2008-ës

12 Shkurt 2021, 16:35| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 16:52

  • Share

Kredia me probleme vitin që shkoi mbeti në nivel minimal. Në fund të dhjetorit zbriti në 8.1%, nga 8.4% që ishte në të njëjtin muaj të vitit 2019. Por rreziku për një rritje të mundshme këtë vit është prezent, pasi në muajin mars mbyllen masat lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, dhe pas kësaj zbulohet fuqia paguese e bizneseve dhe individëve. Spiro Brumbulli sekretar i shoqatës së Bankave thotë se në asnjë skenar nuk priten efekte si ato të viteve 2008-2010.

“Ka mbetur 8.1% sepse kemi qenë gjithnjë me masa kufizuese me moratoriume, dhe me ristrukturimin dhe në këto kushte nuk janë llogaritur provigjone të reja dhe bankat kanë mbetur me portofolin e fundit të vitit 2019 apo edhe fundin e shkurtit të 2020. Sipas llogaritjeve tona paraprake besojmë një rritje 1-3%, por asnjëherë më shumë se në vitet 2008-2010 të krizës, pasi bankat pas kësaj krize kanë përmirësuar mbrojtjen ndaj riskut”, thotë për Report TV, Spiro Brumbulli.

Bankat janë të gatshme për të aprovuar një tjetër shtyrje nëse do të ishte e nevojshme.

“Nëse pandemia do të vazhdojë edhe ne do të reagojmë dhe do të marrim masa të tjera. Mendojmë që deri në qershor situata duhet të ndryshoj”, thotë sekretari i shoqatës së bankave.

Ndërkohë sa i takon shtrëngimit të kushteve të kredisë dhe ashpërsimin e analizave të riskut, Brumbulli i konsideron të duhura në një situatë pasigurie.

“Sigurisht që analiza e riskut ka ndryshuar se një tjetër risk është shtuar. Bizneset të cilat vepronin në kushte të caktuara përpara pandemisë ndoshta nuk janë më aq të suksesshme pas pandemisë”, tha Brumbulli.

Viti 2020 u mbyll me shtrëngim të kushteve të kreditimit për bizneset, duke nisur nga biznesi i vogël deri tek ai i madh. Kriteret që u vështirësuan ishin reduktim të madhësisë së kredisë, shtim i kërkesës për kolateral si edhe kushtëzimeve më të larta në marrëveshjet e kredisë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?