Receta

Krelanë me djathë nga zonja Albana

22 Korrik, 11:58| Përditesimi: 22 Korrik, 11:59

  • Share

Krelanë me djathë

Përbërësit:

  • 500 gr miell misri
  • 150-200 gr djathë i bardhë
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë i tretur
  • Ujë i ngrohtë (sa të formohet brumi)
  • Pak kripë

Përgatitja:

Në një enë të madhe hedhim miellin e misrit dhe pak kripë. Shtojmë gradualisht ujë të ngrohtë, duke e përzier me dorë ose me lugë druri derisa të formohet një brumë i butë, jo shumë i lëngshëm, por që të mos jetë as i fortë. Shtojmë vajin ose gjalpin e tretur dhe e përziejmë mirë. Në fund shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar në brumë dhe e përziejmë që të shpërndahet njëtrajtshëm. Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë, shtrojmë brumin në tavë, duke e shtypur lehtë me dorë ose me lugë që të barazohet trashësia (rreth 2 cm). E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 35-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër dhe të forcohet nga poshtë. Krelana pritet në copa katrore ose trekëndëshe dhe shërbehet e ngrohtë me kos të freskët, dhallë ose çaj mali.

Këshilla nga Albana: Për shije më autentike, në vend të vajit mund të përdorësh gjalpë të fshatit. Në disa zona, krelanës i shtojnë edhe pak gjizë ose i përziejnë djathin me pak majdanoz të freskët për aromë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?