Krem djathi në kushte shtëpie
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 3 lgj lëng limoni
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Ngrohim qumështin, shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë derisa të pritet dhe të kokrrizohet qumështi. Shohim që krijohet gjiza dhe me ndihmën e një nape e shtrydhim dhe marrim gjizën, të cilën e vendosim në blender me pak vaj ulliri. E përpunojmë mirë derisa të na krijohet një krem djathi homogjen. Mund t'i hedhim kripë ose jo, sipas preferencës.
Komento
Komente
