Krem karamel
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 110 gr sheqer
- 3 vezë të plota
- 2 të verdha veze
- 1 bustinë vanilje
- 2 lgj niseshte
Për karamelin:
- 150 gr sheqer
- 5 pika lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim karamelin duke vendosur në një tigan sheqerin me lëngun e limonit. Sipas dëshirës mund ta përgatisim karamelin dhe thjesht me sheqerin dhe pak ujë. Ndërkohë lyejmë tasat me gjalpë.
Vendosim qumështin në tenxhere. Një gotë qumësht e ndajmë veç për të tretur niseshten. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë niseshten e tretur me qumështin dhe vaniljen. Këtë masë e shtojmë në tenxheren me qumësht sapo të ketë filluar të ngrohet. E trazojmë mirë dhe e lemë derisa kremi të lidhet. E ndajmë me garuzhde në tasa dhe e konsumojmë pasi të jetë ftohur plotësisht.