Krem karamel pa pjekje
Përbërësit:
- 900 ml qumësht
- 100 gr sheqer
- 1 të verdhë veze
- 2 bustina vanilje
- 90 gr niseshte
- 50 gr gjalpë
- 100 gr sheqer për karamelizim
Përgatitja:
Tresim sheqerin me lëvizje të shpejta dhe karamelizimin e shtrojmë në një tavë. Sheqerin tjetër e përziejmë me një të verdhë veze, shtojmë qumështin, vaniljen dhe pas përzierjes niseshtenë. Sapo masa të mpikset shtojmë gjalpin sipër krem karamelit. E lëmë të ftohet dhe më pas e vendosim në frigorifer. Kur të ftohet tërësisht e kthejmë mbrapsht dhe e konsumojmë.
Komento