Krem me hudhër dhe arra
Përbërësit:
- 1 fetë bukë bajate (franxhollë pa kore)
- 2 filxhanë çaji arra
- 8 thelpinj hudhër
- ½ lugë çaji kripë e imët
- 1 filxhan kafe vaj ulliri
- Lëngu i ½ limoni
Përgatitja:
Vendosim bukën në ujë të ftohtë që të zbutet. Grijmë arrat në havan ose grirëse dhe shtypim hudhrat veçmas. Bashkojmë arrat me hudhrat dhe i shtypim bashkë. Shtrydhim bukën e lagur nga uji i tepërt dhe e shtojmë në përzierje. Vazhdojmë punimin me dorë ose me pirun. Shtojmë vajin pak nga pak, duke e përzier derisa të përthithet mirë (si një majonezë). Shtojmë edhe lëngun e limonit, duke e përzier ngadalë derisa të bëhet një masë e trashë, kremoze.
Komente
