Receta

Krem me hudhër dhe arra nga zonja Albana

12 Qershor, 12:39| Përditesimi: 12 Qershor, 12:40

  • Share

Krem me hudhër dhe arra

Përbërësit:

  • 1 fetë bukë bajate (franxhollë pa kore)
  • 2 filxhanë çaji arra
  • 8 thelpinj hudhër
  • ½ lugë çaji kripë e imët
  • 1 filxhan kafe vaj ulliri
  • Lëngu i ½ limoni

Përgatitja:

Vendosim bukën në ujë të ftohtë që të zbutet. Grijmë arrat në havan ose grirëse dhe shtypim hudhrat veçmas. Bashkojmë arrat me hudhrat dhe i shtypim bashkë. Shtrydhim bukën e lagur nga uji i tepërt dhe e shtojmë në përzierje. Vazhdojmë punimin me dorë ose me pirun. Shtojmë vajin pak nga pak, duke e përzier derisa të përthithet mirë (si një majonezë). Shtojmë edhe lëngun e limonit, duke e përzier ngadalë derisa të bëhet një masë e trashë, kremoze.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?