Receta

Krem me kos të kulluar, speca dhe arra nga zonja Albana

3 Shtator, 11:53| Përditesimi: 3 Shtator, 11:54

  • Share

Krem me kos të kulluar, speca dhe arra

Përbërësit:

  • 500 gr kos i kulluar
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 50 gr arra të grira
  • ½ kastravec i freskët i grirë hollë
  • Pak lëng limoni për freski
  • Kripë, piper i zi ose spec djegës
  • Kopër ose trumzë të freskët
  • Gjethe mente për servirje

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim kosin e kulluar. Vendosim kosin në napë ose sitë, shtojmë një majë kripë dhe e lëmë 24 orë që të humbasë ujin e tepërt. Presim specin e kuq dhe jeshil në kubikë të vegjël. Grijmë hollë hudhrën dhe i skuqim lehtë me vaj ulliri në temperaturë mesatare derisa të marrin aromë e të zbuten. Në një enë përziejmë kosin e kulluar me specat e skuqur dhe hudhrën. Shtojmë arrat e grira, pak kripë dhe pak vaj ulliri dhe e aromatizojmë me kopër ose trumzë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe kastravec të grirë me pak lëng limoni dhe piper të zi.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?