Krem me luleshtrydhe në gotë nga zonja Vjollca

12 Janar 2021, 10:14| Përditesimi: 12 Janar 2021, 11:07

  • Share

Krem me luleshtrydhe në gotë

Përbërësit:

500 ml qumësht

1 puding vanilje

2-3 lugë gjelle sheqer

200 ml krem pana          

200 gr mascarpone

1/2 lugë kafe ekstrakt vanilje

500 gr luleshtrydhe

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere bashkojmë pudingun dhe sheqerin e përziejmë mirë në qumësht dhe e lëmë të vlojë duke e përzjerë vazhdimisht deri sat ë marrë valë. E largojmë dhe e vendosim në një tas të mbuluar me celefon direkt mbi krem dhe e lëmë ën frigorifer që të ftohet. Pas 2 orësh vendosim kremin puding të vaniljes në një tas të bollshëm shtojmë në të mascarpone, kremin e panës, vanilje dhe I rrahim me rrahësen e vezëve elektrike ose në një robot deri sa të na formohet një krem I lidhur. Presim luleshtrydhet në kubikë duke ruajtur 4-5 copë për dekor, gjysmat prej tyre që premë në kubikë I kalojmë në blender në 1 lugë gjelle dhe më pas purenë e luleshtrydheve e përziejmë me kubikët dhe fillojmë të mbushim gotat duke i alternuar luleshtrydhe dhe krem luleshtrydhe sipas dëshirës, I vendosim në frigorifer para se ti shërbejmë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?