Në konferencën për refuzimin e Ukrainës për të negociuar, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vetëm Uashingtoni është në gjendje të ushtrojë ndikim mbi Kievin.
Peskov tha se Moska është e hapur për negociata me Ukrainën, ky pozicion është bërë tashmë i ditur në Kiev, duke akuzuar Kievin për zhvendosjen e objektivave në lidhje me bisedimet e mundshme të paqes.
Kremlini tha gjithashtu sot se asnjë zyrtar rus nuk po shqyrtonte përdorimin e armëve bërthamore.
Ai gjithashtu shtoi se Uashingtoni mund të marrë parasysh shqetësimet e Moskës.
“Uashingtoni është në gjendje të ushtrojë ndikim mbi Kievin, duke e bërë atë më fleksibël. Çdo negociatë ka objektiva. Qëllimet tona dihen. Dhe këto qëllime mund të arrihen ose përmes një operacioni të posaçëm ushtarak ose përmes negociatave. Rusia është e hapur për të dyja dhe qëllimet tona janë të njohura. Ato u detajuan gjatë bisedimeve në mars. Pala ukrainase është vënë në dijeni. Gjithashtu, dua t’ju kujtoj se për tekstin e marrëveshjes kanë rënë dakord të dy negociatorët e dy delegacioneve. Prandaj, pozicioni ynë dhe pozicioni i presidentit tonë këtu është plotësisht i njohur. Nëse dëshiron, Uashingtoni mund të marrë parasysh shqetësimet e vendit tonë", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov duke folur në konferencën e zakonshme për refuzimin e Ukrainës për të negociuar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë
S.S/ReportTv.al