Kremlini konfirmoi ditën e sotme se Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin G20 në fund të javës, as nëpërmjet videokonferencës.
Do të jetë ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, i cili do të përfaqësojë Rusinë, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini, raportojnë mediat e huaja.
Për të dytin vit radhazi, Vladimir Putin refuzoi ftesën për të përfaqësuar Rusinë në këtë takim, i cili këtë vit do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Indi, vend me të cilin Rusia ka marrëdhënie të ngushta.
Takimi i madh do të shënojë kulmin e presidencës njëvjeçare të G20 të Indisë, ku kombet do të ndajnë angazhimet e tyre për zgjidhjen e çështjeve që prekin kombet.
G20 përfshin Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Republikën e Koresë, Meksikën, Rusinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar , dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Blinken njofton paketën 1 mld dollarë për Ukrainën! Moska kundër SHBA për furnizimin e Kievit me municione uraniumi: Akt çnjerëzor
S.S/ReportTv.al