Ndërtimi i mureve është gjithmonë një ide e keqe. Kjo është ajo që tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , duke iu referuar "murit të dronëve” të BE-së, siç raportohet nga agjencia e lajmeve ruse Tass.
"Ndërtimi i mureve është gjithmonë një gjë e keqe, siç tregon historia. Dhe është mjaft e trishtueshme që politika militariste dhe konfrontuese e Ukrainës tani mund të materializohet në ndërtimin e mureve të rinj ndarës", tha Peskov.
Muri kundër dronëve është pjesë e "Udhërrëfyesit për Gatishmërinë e Mbrojtjes 2030", një dokument i lëshuar nga ekzekutivi evropian për shtetet anëtare për të fortifikuar kufirin lindor të BE-së nga toka, deti dhe ajri
Lajmi kryesor:
Sekretari i NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia: Duhet të ruajmë qiellin tonë! Ukraina është vija jonë e parë e mbrojtjes, do vijojmë t'i mbështesim!
Xh.D/ReportTv.al
