Një paketë e re ndihme financiare nga SHBA për Kievin, e cila do shpallet nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një vizite në Ukrainë sot, "nuk do të ndikojë në rrjedhën e operacionit special ushtarak", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
"Ai nuk do të jetë në gjendje të ndikojë në rrjedhën e operacionit special ushtarak", u tha gazetarëve Peskov.
Peskov gjithashtu tha se ata janë në dijeni se SHBA do të ndihmojë Ukrainën deri në fund të luftës, duke mos kursyer asgjë për forcat ukrainase derisa të arrijnë fitoren.
"Ne kemi dëgjuar vazhdimisht deklarata se ata synojnë të vazhdojnë të ndihmojnë Kievin në masën e nevojshme, me fjalë të tjera, ata do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në gjendje lufte dhe ta bëjnë këtë luftë derisa ukrainasit të fitojnë, duke mos kursyer para për këtë”, tha Peskov
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm rus në një treg në Donetsk, 16 viktima! Bukuresht: Sovraniteti i një vendi të NATO-s është shkelur! Blinken në Kiev: Përparim në kundërofensivë
S.S/ReportTv.al