Kremtohen Pashkët Ortodokse! Uron politika, Begaj: Shënohet nisja e re! Rama: Gëzuar! Meta: Të kapërcejmë dhimbjet

16 Prill 2023, 14:03| Përditesimi: 16 Prill 2023, 16:24

  • Share

Kremtimit të Pashkëve Ortodokse u janë bashkuar dhe politikanët, duke shprehur edhe ata urimin e tyre. Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka zgjedhur t’i urojë besimtarët ortodoksë nga Motropolia e Korçës duke thënë se kjo Pashkë do të sjellë mbarësi dhe uron që të ndriçojë mendjen e jetën e shqiptarëve. Edhe kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim për Pashkët me një fotografi nga Kisha e Marmiroit në Vlorë.

Në Tiranë, politika zhvilloi takimin tradicional me kryepeshkopin Anastaz Janullatos në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Të parët që mbërritën ishin dy kandidatët për kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike dhe koalicionit Berisha-Meta. Kandidati i PD, Roland Bejko u shoqëronte nga Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ndërsa Këlliçi i “Rithemelimit” nga ish deputeti Genc Pollo. Edhe pse dikur luftonin nga e njëjta shtëpi politike, dy kandidatët nuk shkëmbyen asnjë fjalë mes tyre.

Të tre u ndalën për të dhënë urimet e tyre për festën e Pashkëve.

“Pashkë të gëzuara i uroj gjithë shqiptarëve dhe atyre jashtë Shqipërisë. Ditë më të mira do të vijnë, rëndësi ka që të gjendet gjuha e kompromisit dhe Shqipëria të dalë nga këto situata konfliktuale të politikes”, u shpreh Roland Bejko.

“Në kohëra të vështira, ka nevojë që ky popull të ketë ditë të mira dhe të mbara. I uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar pashkët, paçin vetëm të mira”, tha Enkelejd Alibeaj.

“Është një ditë që urimet nuk duhet të vijnë nga politikanët, por nga drejtuesit e klerit dhe nga besimtarët. Nga qytetarët e thjeshtë të këtij vendi që kanë më shumë nevojë për më shumë dashuri”, tha Belind Këlliçi.

Edhe kryebashkiaku aktual Erion Veliajn shkoi në Katedralen Orthodoske së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Veliaj dha lajmin e mirë, se sot bashkia e Tiranës ka dhënë lejen për Kishën e Shën Prokopit, që ndodhet tek Kodrat e Liqenit.

“Është një ditë e bashkimit dhe e dashurisë. Sot kishim një lajm të mirë edhe mallëngjyes për hirsinë, bashkia e Tiranë sapo ka dhënë lejen për kishën e Shën Prokopit që gjendet tek kodrat e liqenit. Në kohën e Tiranës së vjetër ajo  njihej si kodra e Shën Prokopit sepse nuk ekzistonte as liqeni dhe as parku që kemi atje. Gjatë kohës së komunizmit u kthye në një bar bufe. U kthye në pronë, por kurrë në pronën e një kishe. Kështu që kisha do të ndërtohet aty siç ka qenë”, tha Veliaj.

Pjesë e takimeve ishte dhe Kreu i partisë Së lirisë, Ilir Meta i cili ishte i shoqëruar nga Monika Kryemadhi. Të dy dhanë mesazhin se këto Pashkë janë shpresëdhënëse dhe surpriza e madhe është kapërcimi i dhimbjes bashkë me lulëzimin e shpresës. Ndërkohë, Taulant Balla, Kryetari i Grupit të PS, urimin e tij e ndau nga Lushnja. Besimtarët Orthodoks kremtuan këtë fundjavë pashkët, një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin fetar krishter.

Ora 14:04
Veliaj uron Pashkët: Ditë e bashkimit, e dashurisë, e njerëzve që punojnë dhe duan të çojnë gjërat përpara! Nisim punën për Kishën e Shën Prokopit

1681646673_eht.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi Pashkët për të gjithë besimtarët orthodhoksë. Nga Kisha Orthodhokse, Veliaj tha se kjo është një ditë e bashkimit, e dashurisë, e njerëzve që punojnë dhe që duan të çojnë gjërat përpara. Kryebashkiaku ndau lajmin e mirë se Kisha e Shën Prokopit do të rindërtohet nga e para.

“Bashkia e Tiranës sapo ka dhënë lejen për Kishën e Shën Prokopit, e cila ndodhet te kodrat e Liqenit. Në kohën e Tiranës së vjetër, ajo njihej si kodra e Shën Prokoipit, se nuk ekzistonte as liqeni, as parku që kemi atje. Gjatë kohës së komunizmit u kthye në një bar-bufe, më pas u rikthye si pronë, por kurrë në arkitekturën e një Kishe. Kisha do të ndërtohet aty siç ka qenë. Hirësia u përlot sepse besoj se për shumë besimtarë ka qenë një kalvar, 30 e ca vite, për të zgjidhur ngërçin e asaj prone. Mund të themi me plot gojën se ne mund të kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Për sa kohë që për të gjithë besimtarët, një qytet i madh, një vend si yni ka hapësirë për të gjithë, më vjen mirë që ky ka qenë një muaj kur janë hapur edhe Xhamitë e reja, po mbarojmë Kishën Katolike te rruga e Kavajës dhe sot për Pashkën Ortodokse kishim këtë mini-kontribut tonin për Kishën e Shën Prokopit. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Pashkët! Kur jemi bashkë bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Kur punojmë, dashurojmë dhe nuk e kthejmë kokën pas, mund të shohim përpara për ditë më të mira”, tha Veliaj.

Ora 13:48
Mesazhi nga Meta dhe Kryemadhi për Pashkët ortodokse: Kapërcimi i dhimbjes dhe lulëzimi i shpresës është surpriza më e madhe

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët. I shoqëruar nga Monika Kryemadhi, nga katedralja ortodokse në Tiranë tha se është një moment për të kapërcyer dhimbjet.

“Është një moment shumë shpresësjellës. Të kapërcejmë dhimbjet dhe të rrisim shpresat për të ardhme të mbarë për të gjithë këshilltarët e vendit tonë. Ishte kënaqësi e veçantë të uroja sërish Janullatosin dhe njëkohësisht për të gjithë besimtarët”, tha Meta.

“Kapërcimi i dhimbjes dhe lulëzimi i shpresës është surpriza më e madhe për të gjithë”, tha Kryemadhi.

Ora 12:59
Pashkët Ortodokse, Balla uron besimtarët nga Lushnja: Kjo është një ditë e fitores së dritës mbi errësirën

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka uruar sot nga Lushnja të gjithë besimtarët ortodoksë gëzuar Pashkët. 

Balla është shprehur se kjo është një ditë e fitores së dritës mbi errësirën, një ditë e besimit dhe e shpresës. 

“Ringjallja e Krishtit na bën të gjithë bashkë për t’u gëzuar për triumfin e besimit dhe shpresës mbi vdekjen dhe vuajtjen, për fitoren e dritës mbi errësirën. Në këto momente të mbushura me gëzim dhe hare shpirtërore, ju shpreh urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe prosperitet të gjithë besimtarëve ortodoksë në Lushnje, Shqipëri dhe në diasporë”.

Ora 11:48
Sot festohet Pashka, Begaj uron të gjithë shqiptarët nga Korça: Ardhtë e mbarë dhe e bardhë! Gëzuar

 

Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur Korçën për të uruar të gjithë besimtarët ortodoks për festën e Pashkës. Begaj uron që kjo festë t’u sjellë mbarësi të gjithë shqiptarëve.

‘Uroj për të gjithë shqiptarët, që kjo pashkë ardhtë e mbarë, e bardhë dhe drita e saj ndriçon, mendjen dhe zemrat e tyre.

Gëzuar Pashkët!’- tha Begaj.

Ora 09:00
Nikolla uron besimtarët ortodoksë: Ringjallja e Krishtit, ditë e hareshme që treti errësirën! Festa e Pashkëve largon frikën dhe urrejtjen

1679563960_Screenshot4.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot besimtarët ortodoksë për Festën e Pashkëve.

“Ringjallja e Krishtit, një dritë e hareshme që treti errësirën, largoi pikëllimin dhe lajmëroi një fillim të ri.

Festa e Pashkëve zgjon ëndrrat, ndihmon besimtarët, na ndihmon të gjithëve, për të kapërcyer vështirësitë, mundur lodhjen, korrigjuar dobësitë njerëzore, larguar pesimizmin, frikën, urrejtjen dhe përqafuar besimin, kurajon, ëmbëlsinë njerëzore.

Festa e Pashkëve na ngjit në malin e lartë të humanizmit, përkushtimit, dashurisë. Gëzuar Pashkët, shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Ora 08:09
Rama uron Pashkët Ortodokse me fotografinë e Kishës së Marmiroit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët ortodoksë me një foto nga kisha e Marmiroit në Vlorë.

“Mirëmëngjes. Gëzuar Pashkët Ortodokse”, shkroi kryeministri Rama.

 

Ora 08:05
Sot festohet Pashka Ortodokse, mesazhi i presidentit Begaj: Sjell rigjallërimin e jetës dhe shënon nisje të re! Qoftë e bekuar për shqiptarët

1681625176_3366839372423211750298355894915689699577614n.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka uruar festën e Pashkës për të gjithë besimtarët ortodoksë duke dhënë mesazhin se shënon nisjen e re dhe sjell rigjallërimin e jetës.

“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë! Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!” – tha Begaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?