Kremtohet 100-vjetori i Luftës së Vlorës, Ilir Meta: Mbështes idenë që të përkujtohet, si festë kombëtare

2 Shtator 2020, 16:38| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 16:56

  • Share

Ndonëse, shqiptarët e fituan Pavarësinë në 28 Nëntor të vitit 1912, synimet për gllabërim të kufijve nga kahet e huaja nuk do të mungonin. E gjendur me troje etnike jashtë kufijve, por edhe nën presionin e Traktatit të Fshehtë të Londrës në 26 prill 1915, ku Shqipëria ndahej mes grekëve në Jug, serbëve në Verilindje dhe italianëve në Jugperëndim, apo edhe pse pas Kongresit të Lushnjës, që e rrëzoi këtë traktat, në qershor-gushin e 1920, para 100 vitesh do të niste Lufta e Vlorës. Përpjekje kjo, që sot kujtohet edhe nderohet në një ceremoni solemne, ekspozitë me materiale të ndryshme dhe konferencë shkencore, në qytetin e Vlorës. Historianët edhe studiues zbardhin një ndër ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

 “Lufta e Vlorës pati një karakter kombëtar. Plotësoi dhe përmbylli në vija të përgjithshme procesin e Pavarësisë. Ishte një luftë popullore, edhe ishte veprimi i parë i hapur politiko-ushtarak i organizuar kundër një fuqie të madhe europiane, siç ishte Italia”, shprehet historiani Paskal Milo.

Ndërsa, referimet e historianëve edhe studiuesve, mbi Luftën e Vlorës, ishin të përqendruara mbi rëndësinë e saj, por edhe rolin që ka luajt në zhvillimin e Shqipërinë më pas.

“Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore ishte po aq e rrezikuar saqë kishte qenë në vitin 1913 në Londër pas Luftërave ballkanike. Austro-Hungaria ishte humbëse e luftës dhe nuk i mbijetoi asaj, Italia pas luftës u kthye në makth për shqiptarët, sepse pretendonte plotësimin e Traktatit të Londrës”, shprehet historiani Pëllumb Xhufi.

“Në Luftën e Vlorës, populli ynë vuri në pah cilësitë më të vyera të tij. Tiparin e tij si një popull luftarak edhe trim, ndjenjën e tij kombëtare, formimin e ndërgjegjes kombëtare dhe krijimin e një elite politike, që do të qeveriste vendin”, shprehet kreu i Akademisë Skënder Gjinushi.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Presidenti Ilir Meta, i cili shprehu vlerësimin e tij për këtë ngjarje.

 “Për rëndësinë që ka Lufta e Vlorës, mbështes idenë që të përkujtohet, si festë kombëtare”, shprehet ndër të tjera, Presidenti Meta.

Në nderim të figurës së Osman Haxhiut, i cili gjatë Luftës së Vlorës ka dhënë kontribut të qenësishëm në krye të Komitetit të Vlorës, u inaugurua një bust. 

“Sot në sheshin përballë bashkisë inaugurohet busti i Osman Haxhisë. Fjalët e tjera nuk kanë vlerë. Për mua, por dhe për qytetarët e Vlorës pas 100 vitesh d flet dhe do të flasë ky bust në vendin që ai bëri historinë”, thotë kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Ndërsa, në vijim aktivitetet do të pasojnë me ceremonisë zyrtare në sheshin e Flamurit, nën praninë e Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama. Gjatë datës 3 shtator në memorialin e Luftës së Vlorës do të vendosen kurora me lule.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/09/2020 02:33

    Mjaft me keto budallalleqe,pak festa kemi ,por doni Akoma,u dendet me pushime te pafrytshme?!Lufta e Vlores nuk eshte aq e rendesishme sa per te qene feste kombetare,lokale O.K.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?