Besimtarët katolikë kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të dielë në Lezhe u kremtua Dita e Larit, ose dita e Palmave që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalljes së Krishtit.
Dhjetëra besimtarë iu bashkuan ritualet fetar të bekimit të larit në sheshin Papa Gjon Pali, ndërsa procesioni u drejtua nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinior Otavio Vitale.
Duke ju referuar ungjillit të shenjtë, ipeshkvi Vitale foli mbi rëndësinë e të dieles së larit dhe festës së Pashkëve, e cila është ndër më të rëndësishmet në kalendarin kristjan.
“Të ndjekim krishtin me dashuri dhe përkushtim, duke përkujtuar këtë lidhje shpëtimprurëse pasi me anë të hirit u bëmë pjesëtarë të krishtit, të kemi pjesë në ngjarjet dhe jetën e tij. Me gëzim po e përcjellim Krishtin mbret, ai që mbretëron në shekuj të shekujve”.
Gjatë riteve liturgjike dhe Meshës në të Dielën e Larit, qё kremtohet kudo nё botё, kisha fton besimtarët tё imitojmё Jezusin. Tre çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, janë procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit.
Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas me festimet të dielën e 31 marsit.
Në kishën e "Shën Domenikut" në Durrës është mbajtur mesha e së dielës e cila hap edhe Javën e Madhe e të Shenjtë të Pashkëve.
At.Bernard Caruana zhvilloi ceremoninë.
"Fjala e Zotit e kësaj së Diele të Larit apo të Luleve që hap Javën e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve na fton të gjithëve e posaçërisht rinjtë t’u kundërvihemi me guxim dhunës e gënjeshtrës e të mos kënaqemi me atë që mendojnë apo që bëjnë të gjithë, por të kërkojmë Zotin, të ndjekim Jezu Krishtin, Mbretin e paqes e të drejtësisë, që pësoi mundimet për shpëtimin tonë.
Me bekimin e palmave e gemave të ullinjve, Kisha na shpjegon se me këtë gjest e imitojmë shoqërimin e turmës e të dishepujve të cilët, plot gëzim festiv, ndjekin Zotin Jezus që hynte në Jeruzalem. E ashtu si ata, edhe ne, përmes këtij riti e gjesti, duam lavdërojmë me zë të lartë Zotin për të gjitha mrekullitë, që i kemi parë me sytë tonë e përjetuar në jetën tonë. Edhe sot shohim sesi Ai frymëzon burra e gra të heqin dorë nga rehatia e jetës së tyre, për t’u vënë plotësisht në shërbim të njerëzve që vuajnë e që janë të sëmurë, të persekutuar padrejtësisht; sesi Ai u jep guxim burrave e grave të kujdesë për të tjerërt, t’i kundërvihen dhunës e gënjeshtrës, për t’i bërë vend në botë dashurisë e së vërtetës; sesi Ai nxit burra e gra t’u bëjnë mirë të tjerëve në heshtje, fshehurazi e, pa kërkuar të duken, të çojnë pajtimin ku vret urrejtja, të frymëzojnë paqen, ku mbretëron armiqësia",-tha ai.
Besimtarët katolikë kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të dielë në Shkodër u kremtua “Dita e Larit” ose dita e Palmave, që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalljes së Krishtit.
Tre janë çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit: procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshës dhe më pas gjatë liturgjisë sё fjalës kujtimi i mundimeve të Zotit.
Gjatë meshës, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, përcolli mesazhe të forta për besimtarët, duke u ndalur tek fenomeni i drogës dhe shfrytëzimi për prostitucion. Imzot Massafra vuri theksin edhe tek vetëvrasja…
Në kalendarin liturgjik katolik, e Diela e Larit festohet një të dielë para kremtimit të Pashkëve.