Besimtarët ortodoks të Myezeqesë kremtuan festën fetare të Shën Mërisë në Manastirin e Ardenicës. Festës iu bashkuan qytetare të ardhur nga disa qytete dhe turistë të huaj.
‘Sot është lindja e Shën Mërisë, nëna e zotit tonë jezu krisht. Ditë e madhe për ortodkset, kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit. Vijnë natën, bëjnë shërbesën dhe sot kulmon me meshën e shenjtë. Kanë marrë hirin e Shën Mërisë dhe shkojnë në shtëpi me paqe’, tha At Dhimiter Rredhi prifti i kishës.
‘Është festë e bollëkut e pasurisë. Vizita në objekte të tilla siç është Ardenica u bën mirë të gjithëve’, u shpreh një besimtar.
8 shtatori është festa më e rëndësishme fetare që kremtohet çdo vit në Manastirin e Ardenicës, ndaj me këtë rast Bashkia organizoi koncert dhe panair me prodhime të zonës.
Manastiri që daton në shekullin e 13-të është objekti i kultit më i vizituar në Lushnje, dhe përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konaket, mulliri vajit.