Dita e Shëngjergjit ka mbledhur në festë banorët e Shishtavecit dhe shumë vizitorë. Kjo festë është kremtuar dhe në Novosej e Borje.
Gara me kuaj, këngë e valle si dhe mbledhja e mështeknës janë disa prej ritualeve të kësaj feste pagane.
Në Ditën e Shëngjergjit,vajzat e zonës se Gores, kryejnë parashikime për dashurinë dhe martesën, ku fati lexohet sipas shenjave të luleve.
Dita e Shëngjergjit u kremtua më 6 Maj dhe në Fushë-Bulqizë.
Prerja e qengjave ose kecave është traditë për Shengjergj që simbolizon daljen nga dimri dhe ndarjen e qengjave nga tufat.
Ndërsa në vallet tradicionale spikati veshja krahinore e Bulqizës "Qasha".