Mbrëmja e 12 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme, të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtaret nisen rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të së mërkurës, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.
Të krishterë e mysliman thonë se kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe kanë besim dhe shprese në këtë vend të shenjtë.
"Lutemi për fëmijët që janë në emigrim.
Lutem për fëmijët që i kam gjithë jashtë shtetit, e për të gjithë njerëzimin me ju lut zotit, të heqin armën, shamatën. Mrekulli? Fëmijë që ka qenë sëmurë dhe e ka shëndosh i lumi Zot.
Vijmë nga Rubiku. Lutemi për shëndet, mbarësi harmoni, për të gjithë të mirat e shtëpisë. Vij për të mirën time, të familjes dhe për të gjithë shqiptarët kudo që të jenë. T’ua bëjë Zoti mbarë.
Nga Shkodra. Lutemi për të na ndihmuar Zoti. Me i ndihmuar Zoti të gjithë shqiptarët.
Nga Tirana,. 25 vjet që vij", shprehen besimtarët për Report Tv.
Luten për shëndet e begati dhe zgjidhje të problemeve që i shqetësojnë thonë pelegrinët.
Numri i madh i pelegrinëve drejt kishës së Shna Ndout krijoj kaos në lëvizje. Nata e 12-qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit, për shumë ore çka krijoj radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.
Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie të cilët u vendosen në pika të ndryshme, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca me personel mjekësor.
Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve nis në mesin e muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.
Mesha e shenjtë e festës së Shna Ndout në Laç këtë të enjte, u mbajt nga kardinali Dom Ernest Simoni (Troshani).
I shoqëruar nga ipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durres Imzot Arjan Dodaj dhe klerik të tjerë, kardinali shqiptar u bë pjese e ritualit fetar, dukë përcjellë mesazhin e Papa Françeskut para qindra besimtarëve.
Nga kisha e Shna Ndout Dom Ernest Simoni tha se duhet të mbizotëroje dashuria dhe falja mes njëri-tjetrit. 12 dhe 13 qershori mblodhi mijëra pelegrinj në kishën e Shna Ndout në Laç, të cilët kremtuan festën e këtij shenjti.
Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin pamje me dron nga Kisha e Laçit, ku mijëra pelegrinë kremtuan festën e Shna Ndout.
Siç shihet edhe në këto pamje, shumë besimtarë kaluan natën natën brenda dhe përreth kishës.
Pelegrinazhi i shenjtë ka filluar në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon sot, që është dhe festa kulmore.