Është ende herët… rrezet e para të diellit bien mbi minare, çati dhe sheshin e xhamisë “Ebu Beker”, ku janë mbledhur me qindra besimtarë të Shkodrës, për të falur Kurban Bajramin.
Zv/Myftiu Arben Halluni foli me shqetesim për braktisjen e Shqipërisë.
“Ikja nuk është zgjidhje,” u shpreh ai, duke bërë thirrje për përgjegjësi ndaj kombit.
Në Vlorë, falja e kurban Bajramit u bë në Pallatin e Sportit për shkak të rikonstruksionit së xhamisë.
Në Lushnje faljen e ka drejtuar myftiu i xhamisë Gramos Blliku i cili bëri thirrje për paqe ne vendet ne konflikt dhe u përlot teksa përmend vuajtjet e popullit palestinez.
Qindra besimtarë u mblodhën në Xhaminë e Madhe në qendër Durrësit, Imami dhe besimtaret përcollën mesazhe paqeve dhe solidariteti.
Qindra besimtarë Mysliman në Elbasan falën mëngjesin e sotëm Kurban Bajramin në sheshin “Gensher”. Myftiu Agim Duka u lut per paqe ne Rripin e Gazes, aty festa vjen mes bombardimeve.
Festa e Kurban Bajramit simbolizon për besimtarët e fesë islame sakrificën e bërë nga njeriu për të fituar faljen, mëshirën dhe shpërblimin e zotit.
Kjo festë madhështore, që përkujton besimin dhe bindjen e Profetit Ibrahim, është përjetuar me ndjenjë shpirtërore të thellë dhe ne Korçë, Fier, Berat, Lezhë, Pukë, Kukës, Sarandë.... Besimtarët jo vetëm që falën namazin, por edhe ndanë mishin e kurbanit me familjet në nevojë, duke manifestuar vlerat themelore të bashkimit, mëshirës dhe humanizmit që përfaqëson Kurban Bajrami.
Komente
