Kremtohet lindja e Krishtit në Berat, respektohen masat anti-COVID! Besimtarët luten për shëndet e paqe

24 Dhjetor 2020, 21:28| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 21:40

  • Share

 

Besimtarët ortodoksë e katolikë beratas janë mblodhur sot në Katedralen e Shën Dhimitrit në Berat, për të marrë pjesë në kremtimin e meshës së lindjes së Krishtit.

Si asnjë vit tjetër, këtë herë mesha e Krishtlindjeve u mbajt rreth orës 19:00 dhe përfundoi përpara mbrarimit të orës policore, të vendosur për shkak të pandemisë COVID-19. Me maska dhe duke respektuar distancën, besimtarët e krishterë beratas morën pjesë në meshë.

Ata kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe e mirësi në çdo familje. Meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Berat e udhëhoqi At Johan Qako, i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve të krishterë për më shumë dashuri dhe shpresë në vendin tonë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë, të krishterë dhe jo vetëm që në këtë situatë të vështirë pandemike që po kalon vendi ynë ti përdorin këto festa për t’ju gjendur më pranë njëri-tjetrit dhe për të përcjellë mesazhin se në këtë botë nuk jemi vetëm.


Lajmi kryesor:

Festime të veçanta në pandemi dhe 'orë policore', besimtarët e Krishterë kremtojnë sot Krishtlindjet! Imzot Frendo: Është festa e familjes!


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?