Sot kremtohet 1-Qershori, dita ndërkombetare e femijëve, teksa në kryeqytet dhe mbarë vendin po zhvillohen një shumëllojshmëri aktivitetesh, ku kryefjalë do të jenë pikërisht fëmijët.
Aktiviteti i zhvilluar tek Pazari i Ri, ku nuk kanë munguar surprizat për fëmijët, shfaqje me animatorë, skena me tullumbace, të cilat kanë argëtuar pa masë fëmijët.
Po ashtu janë zhvilluar dhe një serë aktivitetesh të tjera si, nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në sheshin “Nënë Tereza”, nga bashkia e Tiranës, ku vijoi me paradën e shkollave, ku dhe u zhvilluan lojëra të ndryshme për të argëtuar fëmijët.
Komento