Dua Lipa dhe Rita Ora

Sport
VIP & Spektakël

'Krenare për ju', Rita Ora e Dua Lipa të emocionuara nga golat e dy shqiptarëve kundër Serbisë/FOTO

23 Qershor 2018, 10:10| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 10:20

  • Share

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kanë dhuruar emocione të papërshkueshme mbrëmjen e kaluar për të gjithë shqiptarët në mbarë botën, pasi mposhtën Serbinë me dy gola, teksa luanin për Zvicrën në Botëror.

Emocionin e këtyre golave i kanë ndarë me fansat edhe dy këngëtaret me famë botërore, Rita Ora e Dua Lipa. Kjo e fundit ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqen dy futbollistët Xhaka e Shaqiri duke bërë shqiponjën me dorë, si dhe dy flamujt, ai shqiptar dhe ai kosovar.


(Postimi i Dua Lipës)

Nga ana tjetër, Rita Ora ka bërë dy postime të ndryshme në ‘Instagram’, ku ka ripostuar fotot që secili nga dy lojtarët shqiptarë nga Kosova kanë publikuar në profilet e tyre.

Rita shkruan mbi foto se është krenare, duke u bërë në këtë mënyrë është bërë pjesë e festimeve.



(Postimet e Rita Orës)

1/3
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?