Ky është Arbër Bellegu, boksieri nga Kosova, kampion në ringun e Gjermanisë. I gjithë rrugëtimi për Arbër Bellegun nuk ka qenë i lehtë. Në një intervitë për 'Report TV' ai tregon se boksin e ka nisur që në moshën 13 vjeç për të ushtruar aktivitet fizik me rekomandimin e mjekut, pasi kishte probleme me obezitetin. Pasi ka ushtruar 2 vite boks, Bellegu nga 100 kg ka humbur 29 kg.
“Unë kam qenë shumë i shëndoshë. 13 vjeç i kam pasur 100 kg. Kam qenë tek doktori dhe më tha që duhet të filloj të stërvitem edhe ai tha boks. Tha ushtro boks. Kështu në stërvitjen e parë i kam thënë mamit po më pëlqen. Pas 4 muajve i kam humbur 14 kg dhe brenda 2 viteve të para kam humbur 15 kg. Sporti më ka kthyer jetën”, tha Bellegu.
Për boksierin është shumë e rëndësishme të tegojmë se nga vijmë. E pikërisht për këtë arsye ai thotë se në ringun Gjerman ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi dhe garon gjithmonë me flamurin shqiptar.
“Prindërit e mi kanë shkuar para 31 viteve në Gjermani. Unë jam rritur atje. Unë ndeshjet i bëj me flamur shqiptar. Shumë shqiptar që janë jashtë e harrojnë prej nga janë. Unë jam rrit atje por zemrën e kam kuq e zi. E falënderoj Gjermaninë se pa të ndoshta s’do isha këtu ku jam sot. Unë jam shumë patriotik për atdheun tim. Shqiptarët janë shqiptarë. Po kosova? Shqipëria është e madhe”, u shpreh Boksieri.
E ndër të tjera, meraku i mamasë është shumë i madh. Boksieri tregon që nëna ka frikë sa herë ai futet në ring.
“Mami ka frikë kur futem në ring. Është shumë e vështirë për mamin sepse ajo të ka rritur, ajo të ka parë dhe gjithmonë më ka thënë unë të kam rritur tani të të japë dikush tjetër grushta në kokë”, vijoi Bellegu.
Boksi u nis në hob, e më pas u kthye në pasion për Bellegun. Soi ai pasionin e ka kthyer edhe në punë.
“E kam nisur që 13 vjeç, para 7 vitesh. Në fillim ka qenë vetëm hob, por duke u stërvitur çdo vit, hobi u bë pasion, e pasioni punë. Që 17 vjeç kam nisur edhe me meenager për boksiera. Gjithmonë kemi punuar me shumë fuqi për të arritur që të bëhem më i miri. Në boks akoma nuk jam më i miri, por po stërvitem çdo ditë. Me menaxherët i kemi 55 boksierë me kontratë, jemi në top 7 në Europë”, tha Bellegu.