Krepa me brumë thjerrëzash dhe spinaq
Përbërësit:
- 1 filxhan thjerrëza
- 1 filxhan ujë
- 1 vezë
- 1 lgj miell
- Spinaq sipas dëshirës
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Erëza të thata (rigon / trumzë)
- Vaj ulliri për skuqje
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë për disa orë në ujë thjerrëzat, i kullojmë dhe i vendosim në një blender. Shtojmë ujin, vezën dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene dhe e lëngshme. Shtojmë kripën, piperin dhe erëzat e preferuara. Ngrohim një tigan për krepa dhe e lyejmë me pak vaj. Hedhim një sasi të vogël brumi në tigan dhe e përhapim në formë rrethore. E lëmë të piqet për 2-3 minuta nga secila anë derisa të marrë ngjyrë të artë. Kështu veprojmë me të gjithë krepat derisa të mbarojë brumi.
Komente
