Krepa me fileto pule dhe kungull nga zonja Vjollca

25 Maj 2020, 10:59| Përditesimi: 25 Maj 2020, 11:02

  • Share

Krepa me fileto pule dhe kungull

Përbërësit:

200 gr fileto pule ( e zierë)

3 vezë

300 gr kunguj

70 gr miell ( 3 lugë gjelle )

50 gr qumësht ( 1 lugë kafe)

Kripë , piper të zi dhe trumzë

Përgatitja

Fillimisht ziejmë fileton e pulës, dhe e ftohim. Presim fileton e pulës në kubikë të vegjël dhe e vendosimnë një blender. Shtojmë në të tre vezë të plota, grijmë kungullin në rende pjesën më të hollë, kripë, piper të zi, trumzë,miell dhe pak qumësht I përziejmë mirë deri sat ë na formohet një masë e lidhur por jo shumë e hollë.Vendosim pak vaj në tigan ( I lugë gjelle). Shtojmë 2-3 lugë gjelle brumë e hapim si një pite apo pancake, e pjekim 5 minuta nga njëra anë në temperaturë mesatare, e kthejmë dhe e pjekim dhe 3 minuta nga ana tjetër dhe I shtojmë salcë kosi ose djath.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?