Receta

Krepa me karrotë të mbushura me gjizë dhe erëza nga zonja Albana

24 Shtator, 11:44| Përditesimi: 24 Shtator, 11:45

  • Share

Krepa me karrotë të mbushura me gjizë dhe erëza

Përbërësit:

Për brumin:

  • 2 vezë mesatare
  • 250 ml qumësht
  • 100 gr miell
  • 1 karrotë e madhe
  • 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
  • ½ lugë çaji kripë
  • Pak piper i zi

Për mbushjen:

  • 200 gr gjizë
  • 1 tufë koper
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Erëza dhe bimë aromatike sipas shijes

Në një tas rrahim vezët me kripë. Shtojmë qumështin, hedhim miellin gradualisht duke e përzier që të mos ketë kokrriza. Shtojmë karrotën e grirë dhe gjalpin e shkrirë. E lëmë brumin të pushojë 15 minuta. Ngrohim një tigan të sheshtë me pak vaj/gjalpë. Hedhim nga një garuzhde brumë, e përhapim hollë dhe e pjekim 1 minutë nga njëra anë dhe 30–40 sekonda nga ana tjetër. Vendosim mënjanë të gjitha krepat. Në një tas përziejmë gjizën me koperin, vajin e ullirit dhe erëzat. Vendosim 1-2 lugë gjelle mbushje në mes të çdo krepe, e palosim si trekëndësh ose e rrotullojmë si role.

Këshilla nga Albana: Mund t’i vendosësh në një tepsi, t’i lyesh pak sipër me gjalpë dhe t’i pjekësh 10 minuta në furrë në 180 °C që të marrin ngjyrë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?