Krerët e besimeve fetare në Fier të shqetësuar për censin! At Nikolla: Pyetja për besimin e ndërtuar gabim! Myftiu: Formularin s’mund ta plotësojë anketuesi

21 Shtator 2023, 17:01| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 17:15

  • Share

Krerët e dy besimeve në Fier kanë shprehur shqetësim për pyetjet e censit. Kreu i kishës ortodokse, Hiresi Nikolla tha se pyetja “nëse jeni praktikant i fesë po ngatërron qytetarët”.

“Ata që kanë menduar për pyetjet, kanë menduar që kjo pyetje të jetë fakultative. Ndërsa ne mendojmë se kjo pyetje duhet të ishte me detyrim. Pyetje e parë është a jeni praktikant? Kjo është e ngatërruar sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë ccfarë do të thotë të jesh praktikant sepse jo të gjithë besimtarët nuk i kryejnë ritet. Kështu që kjo pyetje i ngatërron pak. Ndaj ne u bëjmë thirrje besimtarëve ortodoks të përgjigjen me po për të dyja pyetet për besimin”, u shpreh At Nikolla.

Ndërsa myftiu i Fierit Mikel Haxizolli ka shprehur shqetesimin se mbi plotësimin e formularit nga ana e anketuesve. Ai i bëri thirrje besimtarëve ta plotësojnë vete formularin dhe të deklarojnë saktë përkatësinë fetare.

“Ne na kanë ardhur shqetësime nga besimtarët, sepse kanë shkuar anketuesit u kanë dhënë na jepni emër mbiemer se ne i plotësojmë vetë pyetjet. Besimtarët janë të shqetësuar. Kjo duhet rreguar nga ana e INSTAT, secili duhet ti plotësojë vete pyetjet. Ndërsa problemi tjetër është për pyetjen. A jeni praktikant? Kur e bën këtë pyetje njerëzit e kuptojnë se është për pjesën e faljes. Kjo pyetje duhet të ishte më serioze”, tha myftiu.

Censi i Popullsisë dhe Banesave nisi që prej datës 18 shtator. 7500 anketues do të trokasin në çdo shtëpi qytetari për të plotësuar pyetësorin. Rezultatet priten të dalin në qershor të vitit 2024.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shurupi: 23/09/2023 16:19

    Në fakt nuk ka pse bëhen pyetje për përkatësinë fetare, bile dhe atë etnike. Përkatësia fetare është diçka personale që nuk ka peshë studimore për problemet ekonomike, arsimore dhe mirëqenien e popullsinë. Krerët fetarë i ngrënë vetë këto shqetësime gjoja sikur janë shqetësim i qytetarëve.

    Përgjigju
  • NIku: 21/09/2023 22:03

    Hiresi Nikolla tha se pyetja “nëse jeni praktikant i fesë po ngatërron qytetarët”. "nëse jeni praktikant i fesë po ngatërron qytetarët” nuk eshte pyetje. Pyetja eshte "Jeni praktikant i fese?".

    Përgjigju
    • Mario: 22/09/2023 09:27

      jo jo pyetja eshte e keni kryer praktiken e punes se dobishme shoqerore apo jo kaq e thjeshte eshte pyetja nuk ka fare lidhje me fete e praktikuara dhe besimet

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?