Krerët e komiteteve të BE-së thirrje Von der Leyen: Hetoni mashtrimin zgjedhor në Serbi

18 Janar, 10:58| Përditesimi: 18 Janar, 15:57

  • Share

Më shumë se 20 politikanë të lartë evropianë që merren me politikën e jashtme i kanë bërë thirrje Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të hetohen akuzat për parregullsi në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.

Nënshkruesit e letrës të cilët janë 24 persona, duke përfshirë Michael Roth, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman dhe homologun e tij francez Jean-Louis Bourlant, i kërkuan Bashkimit Evropian të hetojë në mënyrë të pavarur akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të garantuar zgjedhje të lira dhe të drejta në Serbi.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së të kryejë një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë zgjedhore të raportuara dhe pretendimet për mashtrim”, thuhej në letrën drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, si dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Siç thuhet në tekst, “presidenti joliberal i Serbisë” shpalli fitoren në zgjedhjet e dhjetorit, gjë që bëri që dhjetëra mijëra njerëz të dilnin në rrugët e Beogradit duke pretenduar se zgjedhjet ishin vjedhur.

“Në varësi të rezultatit të hetimeve. Qëllimi ynë i përbashkët është ta shohim Serbinë si anëtare të BE-së deri në fund të kësaj dekade”, shtuan ata.

Kërkesa vjen ndërsa Von der Leyen përgatit planet për BE-në, me më shumë se 30 anëtarë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?