Kreshnik Spahiu

Opinion

Kreshnik Spahiu: Një histori tragjike në azilin e pleqve, ndryshe nga vetmia e Tinka Kurtit

8 Prill, 17:21| Përditesimi: 8 Prill, 17:27

  • Share

Bajrami ishte një burrë fisnik i moshuar (tironc autokton) 86 vjeçar që kishte përfunduar në azilin e pleqve.

Një mëngjes dhjetori ai trokiti në zyrën time të avokatisë për tu konsultuar për hallin e madh që i kishte rënë në vitet e fundit të jetës.

Ai ishte baba i katër fëmijëve, të cilët ishin martuar dhe kishte 9 nipa e mbesa.

Ai kishte qënë pronar i një nga vilat më të bukura dhe të vjetra në qendër të Tiranës.

Me inistimin e fëmijëve vila ishte prishur dhe ishte dhënë me përqindje një ndërtuesi për një pallat 8 kate. Pas përfundimit, 4 fëmijët e tij morën si përqindje dyqanet dhe i dhanë ato me qera, ndërsa babi i tyre përfundoj në azil pleqsh.

Bajrami kishte humbur pronat, kishte humbur fëmijët, kishte humbur nipat dhe mbesat, madje jetonte në shtëpinë e të moshuarve.

Sigurisht që fëmijët e Bajramit përveç babait nuk flisnin as me njëri-tjetrin. Tre prej tyre ishin divorcuar dhe dyqanet ishin objekt i ndarjes pasurisë në gjykatë me ish-gratë e tyre.

Me keqardhje sot nuk di nëse jeton Bajrami apo jo, por mu kujtua historia e tij kur lexova historinë e ndryshme të Tinka Kurtit por që të përbashkët kishin vetëm azilin e pleqve.

U ndjeva keq jo nga fundi dramatik i Tinka Kurtit por nga komentet cinike të atyre që duan ta keqpërdorin politikisht azilin e artistes së madhe.

Çuditërisht “lotët” vinin nga ata që kanë vjell vrerë për Tinka Kurtin duke e quajtur komuniste apo produkt të realizmit socialist.

Ne jemi rritur në fëmijëri me zërin dhe sytë e saj.

Për të gjithë brezin tonë ajo ishte si njeriu i familjes që shfaqej çdo të dielë në ekranin bardhezi.

Fatkeqësisht një pjesë e madhe e shqiptarve ende nuk e kuptojnë që jetojmë në shekullin e vetmisë. 

Në Gjermani 1 milion njerëz apo 20% e të moshuarve të thyer jetojnë në azil pleqsh si një alternativë më e mirë se 4 muret bosh të shtëpisë.

Jeta e gjatë është një dhuratë por edhe “ndëshkim” nga Zoti.

Jeta e gjatë shpesh i përball njerzit me tre sfida:
- vdekjen e fëmijve
- vetminë
- varfërinë

Shkodrania fisnike dhe zemërmadhe Tinka Kurti humbi djalin e saj 7 vjet më parë.

Ndryshe nga klienti im Bajrami që u braktis dhe u  grabit nga fëmijët, Tinkën e ndau vdekja nga djali dhe mbeti e vetme.

Artistja Tinka Kurti është një ikonë e kinemasë dhe artit.

Çdo kush në Shqipëri mund të ketë fatin e madh të jetëgjatësisë së Tinka Kurtit por duhet përgatitur për alternativën se si do e përballojë vetminë. 

Vetmia do të jetë sëmundja e këtij shekulli sidomos për gjeneratat e reja të cilat sot nuk duan as të martohen dhe as të trashëgohen.

Le ti urojmë çdo kujt jetën sa të Tinka kurtit por jo vetminë e saj. Ndonse azili i pleqve sigurisht mbetet alternativa më e mirë se shtëpia e boshatisur apo e braktisur.

Ndërkohë habitem pse në Shqipëri ende s’ka një parti që të premtoj si çdo shtet europian ndërtimin e qindra azileve për të moshuarit të cilët nuk duan të mbyllin sytë në vetmi por me shoqëri……?

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tini: 08/04/2025 20:42

    NDERIMIN ME TE MADH PER TINKA KURTIN,,,,,ARTISTEN TONE TE MADHE...JEMI RRITUR ME FILMAT E SAJ...

    Përgjigju
  • Arben: 08/04/2025 19:22

    BRAVO SPAHIU JE I VECANTE EDHE PSE ME IDE TE DJATHTA E SHUME I SOCIALIZUAR KOMPLIMENTE

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 08/04/2025 19:15

    Na preke me këtë shkrim të vyer Z.Kreshnik Spahiu.Shpresoi për shkrime & analiza politike të mira si gjithmon. Unë i lexova komentet për artisten e madhe Shkidrane & lotët e saj për M.Xhepën.Kam pasur fatin ti ndjek në SALLAT E TEATROVE konkretisht..dhe nëse në moshën e RE-qeshja me lot gëzimi,DIE,SIR si moshatar lëshoj dhimbje TRISGTIMI. Sidoqoftë,e paharruar e madhja M.Xhepa,JETË të gëzueshme Tinkës së moshuar në vetmi.!

    Përgjigju
    • labi: 09/04/2025 06:05

      SHkrimi i bukur dhe prekes .Artistet tane ngelen te medhenj pavaresisht nga sistemi.Gaqo ,vace ,kadriu tinka margarita dhe qindra te tjere ,zOica ,mentori ,tukIci dhe shume eshume te tjere .Ata kenduan ,folen ,valLezuan ,pikturuan dhe skulpturuan per popullin dhe populli i ruan ne piedestal .Mbeturinat ekonomike te socializmit pasqyrohen te pensionet e te moshuarve dhe si pasoje jeten e veshtire te prinderve tane .U BEJ THIRJE TE RINJVE TE GJITHE DO BEHEN PLEQ DHE MOS TE HARROJNE KUR PRINDERIT ,KETA TE DHEMBSHUR PA INTERES

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?