A ka këllqe Albin Kurti të refuzojë takimin me një kryeministër perendimor vendi i të cilit e ka sanksionuar Kosovën? Pse Kurti nuk hakmerret kundër Macron, Scholz, Blinken që izoluan qeverinë e Prishtinës dhe sanskionuan Kosovën, por refuzon vetëm kryeministrin e Shqipërisë?
Edhe Rugova refuzoi të takonte Sali Berishën pas zgjedhjeve të 1997, por me një ndryshim shumë të madh nga Albin Kurti. Ai kishte SHBA-në në krahun e tij dhe kundër Berishës. Sot ndodh e kundërta. SHBA, UK dhe BE janë në krahun e Tiranës zyrtare dhe kanë sanksionuar Prishtinën. Ish-presidenti Clinton i kishte dërguar kryeministrit Albin Kurti një mesazh të pa koduar.
Ai përcolli Kurtit si mesazh “kërcënues” historinë e tij me Jaser Arafatin. Clinton tha se: “Yasser Arafatin e mbanin për gënjeshtar që nuk mbante fjalë” dhe ashtu i kishte ndodhur edhe me planin që Clinton kishte ofruar për marrveshjen Palestinë- Izrael, duke insistuar dhe u përpjekur që të bindte Arafatin që ajo ishte zgjidhja më e mirë, madje aq e mirë, sa shumica e izraelitëve e urrenin për vdekje kryeministrin e tyre Ehud Barak.
Pas disa ditësh, Yasser Arafati, si njeri që nuk e mbante fjalë e kishte prishur marrveshjen dhe Clinton e kishte paralajmëruar se ai i kishte bërë një dëm të madh kombit palestinez, sepse çdo marrveshje tjetër paqeje që do ofrohej nga perëndimi, do të ishte më e keqe se ajo në të ardhmen.
Pa dorashka Clinton ka dërguar dy mesazhe:
– E krahasoi Albin Kurtin me Arafatin si njeri që gënjen dhe nuk e mban fjalën.
– E kërcënoi Albin Kurtin se nëse nuk respekton planin franko-gjerman për të cilin ka rënë dakort, atëherë çdo plan tjetër do jetë më i keq dhe do ti përngjaj fatit të Palestinës.
Qartazi të gjitha qëndrimet diplomatike të çojnë në konkluzionin, se nëse Plani franko-gjerman dështon prej refuzumit të Albin Kurtit, atëherë “oferta” perëndimore e radhës do jetë më e keqe dhe fatkeqësisht mund të jetë “shpallje e krahinës autonome” të serbëve në Veri të Kosovës.
Aktualisht Kasova është ndëshkuar me sanksione të ashpra:
– sanksione nga SHBA
– sanksione nga Nato
– sanksione nga Gjermania
– sanksione nga Bashkimi Europian
Pas sanksioneve nëse s’ka reflektim, vjen ose largimi politik i Albin Kurtit, ose një plan më i keq për Kosovën. Dje Albin Kurti refuzoi në takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Nga 5 shtete Ballkanike i vetmi që e refuzoi ishte Albin Kurti. Ai u mundua ta poshtëroj publikisht Edi Ramën, por ende s’ka kuptuar dëmin e madh që i bëri vetes dhe popullit.
Së pari në sytë e gjithë diplomacisë perëndimore, Albin Kurtit, ju vu kapaku si njeri që nuk njeh dialog, gjë të cilën edhe pa refuzuar Ramën e ka demostruar me çdo lider perëndimor.
Së dyti e largoj Kosovën një shekull nga Shqipëria, sepse ngjalli urrejtje tek aktivistët e Vetëvendosjes. Pra la për të kuptyar që ne “kosovarët” s’mund bashkëjtojme me Shqiperinë.
Kurrë më parë Kosova nuk i është larguar Shqipërisë, se sa në dy vitet e qeverisjes Albin Kurtit. Albin Kurtit i duheshin votat për bashkim kombëtar, vetëm për tu forcuar në opozitë dhe për të ardhur në pushtet. Tani që është në krye tē “fshatit” i intereson largimi Kosovës nga Shqipëria, që të qeveris i vetëm bajrakun pa i futur hundët Shqipëria.
Dje Vetëvendosja akuzoi Ramën për projektin e tij për Veriun e Kosovës.Vetëvendosja harron të sqarojë pse Parisi, Berlini, Roma, Londra kanë të drejtë të paraqesin projekt për Veriun e Kosovës, ndërsa Tirana nuk paska të drejtë. Albin Kurti duhet ti thotë popullit, pse Beogradi ka të drejtë të paraqesë projekt për Kosovën dhe Tirana jo?! Albin Kurti duhet mbaj përgjegjësi, pse Kosova nuk e respekton sot Shqipërinë, aq sa serbët e Kosovës duan Serbinë.
Plani serbërve për serbët në Kosovë përgatitet nga Beogradi, ndërsa Prishtina zyrtare e shikon Tiranën zyrtare si armike. Albin Kurti e harroi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ditën që ai garoi në Shqipëri me partinë e tij dhe Shqipëria e nxorri me 300 vota, 0.0001% në zgjedhjet e vitit 2021. Kjo tregon se bashkimi i Albin Kurtit ishte ëndrra e tij jo për të bashkuar 1 komb apo dy shtete, por thjesht ideja për t’i qeverisur ai të dyja vendet.
Në pamundësi për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, i ka rrëmbyer kauzën opozitës, duke lënë në hije Berishën dhe Metën. Të dy janë ç’faktorizuar dhe shikojnë nga ekrani si Albin Kurti ka marrë përsipër të rrëzojë qeverinë e Tiranës dhe të godasë projektin madhor të SHBA dhe BE në Kosovë, si një vend dhe shtet demokratik europian dhe jo si një bajrak provincial.
Nuk e dije a i ke dy fije mend kur thue se Kurti nuk po zbaton planinin gjermano-francez. Po ai Vuqiqi yt eshte ore I mjere qe gjithmon rren ashtu si ti. Te mbuloft turpi o faqezi!
PërgjigjuKurti eshte pasqyra ku Rama shikon fytyren e tij si Enver Hoxha por 100 fish edhe me i lig, ndyre dhe pis.
PërgjigjuKemi bër më të ndyer se gazetarët e vucicit
PërgjigjuMbase ka ardhur momenti qe kryetari i opozites ne shqiperi te jete prej shqiptareve jashte kufijve...
Përgjigju