Politikë

Kreshnik Spahiu: Berisha kërkon të rikthehet në krye të PD, për t’u mbrojtur nga dosjet që do i hapen shumë shpejt

11 Qershor 2021, 20:38| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 20:39

  • Share

Deklaratën e Sali Berishës se ai mund të rikthehet në krye të PD, për Kreshnik Spahiun është një provë e qartë se ai ka frikë nga dosjet dhe akuzat  që ka SHBA dhe me të cilat mund të përballet shumë shpejt. Spahiu shkruan se Berisha e shikon drejtimin e PD si një mënyrë për t'u mbrojtur nga këto akuza dhe se e mban Bashën në krye të PD pikërisht për ta larguar lehtësisht kur të dojë të vij sërish në krye.

"Një muaj më parë deklarova në Top-Channel që Berisha do rikthehet kryetar i PD por shumë pak më besuan. Kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohet së shpejti nga akuzat dhe proçedimi penal, duke e shitur dhe përdorur si burg politik ndaj Kryetarit Opozitës. Kjo është arsyeja që e mban Lul Bashën si “shishe qumështi” për të mos i zënë askush radhën, por të rikthehet, duke i thënë Lulit: Ik pirdhu tani, ma lësho karrigen. Me Bashën ka marrëveshje dhe e largon me dorëheqje në çdo moment. Kjo është lëvizja e fundit për tu mbrojtur AMERIKA", shkruan Spahiu.

Një ditë më parë nga televizioni i familjes së tij, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se mund edhe të rikthehet në krye të PD. I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, ai u përgjigj “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke e lënë të hapur si mundësi. Kjo duket si një paralajmërim për të gjithë demokratët dhe për të treguar se nuk ka hequr dorë nga PD.

Komento

Komente

  • populli: 12/06/2021 01:35

    Je i zene mat o plaku merre..Bej levizje sa te duash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?