Kreshnik Spahiu

Opinion

Kreshnik Spahiu: Berisha kërkon të rrëzojë Ramën me listat e vjetra të Lulzim Bashës

25 Shkurt, 16:29| Përditesimi: 25 Shkurt, 16:31

  • Share

Pse Berisha po kandidon listën e Lulzim Bashës?

Telenovelës 4 vjeçare të luftës Berisha-Basha i erdhi fundi. Aktrimi i artistit të madh me luftën kundër kundër atij që 10 vjet e kandidoi për kryeministër është shndëruar në estradë.

Çdo mbrëmje në lajme të duket sikur sheh ritransmetim dhe të njëjtat skema pokitike të zgjedhjeve 2017 apo 2024.

Sali Berisha po shkon në zgjedhje me të njëjtat lista, me të njëjtët emra dhe me të njëjtët aleat që kishte Lulzim Basha.

Skenat groteske të hyrjes për negociata në godinë të Fatmir Mediut, Vangjel Dules, Agron Dukës përsëriten 20 vjet rreshte. Ky është i njëjti skenar i parë dhe i përsëritur disa herë:

- para Lulzim Bashës

- gjatë Lulzim Bashës

- pas Lulzim Bashës

Berisha ka 20 vjet që ka blerë logot e 4 partive duke i shkrirë ato brenda PD dhe duke ju garantuar kryetarëve emra të sigurt në lista.

Po pse Berisha çdo ditë bën thirrje për zgjerimin e opozitës dhe ofetrat ja bën 20 vjet vetëm 4 kryetarve të partive të vjetra dhe jo të reja?

Çdo kush që di të lexojë politikën e kupton pse Berisha nuk i bën ofertë, Endri Shabanit, Adriatik Lapajt, Agron Shehajt, Arlind Qorrit, Eleni Kocaqit etj.

Çdo sondazh nxjerr 20% të gjitha partitë e reja që Berisha nuk i afron dhe nxjerrin 0% 4 partitë që Berisha i garanton në lista.

Qartazi Berisha nuk kërkon zgjerim koalicioni dhe as partner për të rrëzuar Edi Ramën por disa ushtarë të sigurt në parlament.

Berisha nuk po lufton të dal koalicion i parë dhe të krijojë listë fituese. Ai thjesht e di rezultatin dhe po projekton listën humbëse me besnik në opozitë.

Pyetja tjetër pse Partia Demokratike nuk ka në listën e saj asnjë personalitet të ri apo njerëz të famshëm por vetëm xhaketat e vjetra që ishin dikur në listat e Lulzim Bashës?

Pas 4 vjet fushatë Rithemelimi nuk ka mundur të ketë as 2-3 emra të spikatur që të aderojnë për herë të parë në atë parti.

Berisha vazhdon me listat e Lulzim Bashës me të njëjtat emra që e larguan, e poshtëruan, e akuzuan, e ofenduan, e degjeneruan, e denoncuan madje dhe e helmuan me gaz në dyert e blinduar të partisë.

A nuk e kuptoni sa komike duket lista Berisha me të njëjtat emra që kishte 10 vjet lista Basha.

Pra Berisha kërkon ta rrëzoj qeverinë Rama me listat Basha.

Në këto kushte mbeten dy alternative:

- Ose afër Berishës nuk afrohet askush sepse e shikojnë si 100% humbës të zgjedhjeve.

- Ose Listat Basha i përgatiste Sali Berisha dhe prandaj ai kandidon 100% emrat që i vendoste vetë në lista por detyronte Lulzimin të firmoste.

Kandidimi i 100% listës Basha dhe 100% i aleatëve Basha në 11 Maj, i hoqi maskën Sali Berishës, që fajin 10 vjet për humbjet i kishte Lulzim Basha. Në fakt pas listave, pas bojkotit dhe pas djegies mandateve ka qenë gjithmonë ai, “lexhenda” e partisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 25/02/2025 18:21

    PD i ka ngelur vetëm EMRI & KRYETARI DEJURE & DEFAKTO NGA 1991 SALIU KOMUNIST I ENVERIT MJEK BIROIST. Luli 7×7=42 ka kën FORMALUST KRYETAR & vetëm për të marr RROGËN.Këtë e di edhe BUFI KËNETËS I VËRTET. Sb nuk ka të tjerë për ti vendosur në LISTË PËR DEPUTET.Humbja 10 herë në zgjedhje nuk ishte FAI I LULIT,POR I SALIUT.Pasi LULI VETËM 1 PUNË BËN PA SALIUN..KUR SHKON NË TUILET..! Ndërsa gatimin në kuzhinë Luli e filmoi vet për ti thën Saliut se Luli bën edhe 1 punë tjetër..të gatuaj,pra 2 punë,ndërsa 98 herë vetëm ka vjedhur për tu pasuruar sikurse vet Saliu familjarisht. A e keni dëgjuar Sb të akuzoi Lb për pasurinë marramëndëse që ka..kur në 2005 deklaroi se kur erdhi nga UNMIK KOSOVË (që përgatiti doshet kundër UÇK) kishte mbi 1000.000 €.Ndërsa deri sot Ato mundet ti ket 10 fishuar-Sipas Gaz Bardhit që dikur i akuzonte të dy..Sb & Lb.! Z.Kreshnik: Të kam ndjekur si Nr.2 në KLD..nën drejtimin e Sb,I.Metës,B.Topit..dhe nuk flet shumë pse magjistratët SOT MBROJNË 100 % SB DHE JO E.RAMËN.Ju (kuptohet në opozitë me Eamën) e krahasininm SaliKrimin me mbi 20.000 të vrarë 1991 SHKODËR DERI 2021 ELBASAN me Ramën që nuk ka vrarë ASNJË MIZË. DHE KUR DREJTËSIA,MEDJET,HALEISTËT,LËPIRSIT..BËHEN KUNDËR E.EAMËS..FITORJA E PS DO JETË MË E THELLË NË 11 MAJI 2025. SOT UN JAM NË RREGJIM SHTEATI.SI I TILLË EDHE NË 11 MAJI..UNË DO SHKOI TË VOTOI EDHE ME BARRELË FAMILJARE..VETËM TË ÇOI NË VIÇIDOL(KARSHI SËRBISË)SB FATKEQSI KOMBËTARE SHQIPËRI-KOSOVË. TË FALA MODERATORVE LËPIRS SALIST NË TV TË KAPUR PREJ TIJ 2005= 99 %.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?