Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv

Politikë

Kreshnik Spahiu kritika për arrestimin e Veliajt: Gjykata me dy standarde, nuk ka asnjë në burg nga PD! Telefonat e 21 janarit më të rrezikshëm se i Ajola Xoxës

14 Shkurt, 00:17| Përditesimi: 14 Shkurt, 07:37

  • Share

Analisti Kreshnik Spahiu ka ngritur shqetësime mbi standardet e drejtësisë në vend, duke theksuar se deri më sot nuk ka asnjë anëtar të Partisë Demokratike që ndodhet në burg me masë arresti.

Në një koment për emisionin 'Frontline' në Report Tv, Spahiu tha se gjykatat dhe prokuroria speciale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim penal ndaj përfaqësuesve të PD-së, ndryshe nga rastet e tjera të ndjekura nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme. 

“Sot zyrtarisht në bazë të statistikave nuk ka asnjë person të arrestuar në masë 'arrest në burg 'nga PD. Nuk rezulton asnjë nga PD i arrestuar me burg nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale.  Salianji nuk dënuar nga  SPAK dhe GJKKO.
Pyetja politike është kjo: Janë vetëm socialistët hajdutë, e demokratët të ndershëm?!  

Unë mendoj që gjykata ka marrë vendime me standarde të ndryshme për shkak të frikës. S’ka burrë nëne të më bindë mua se telefoni i Ajola Xoxës apo vjehrrës së Metës janë telefona më të rrezikshme se telefonat e 21 janarit, apo aplikacionet e enkriptuara”, deklaroi Spahiu në Report tv.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Kodi ri zgjedhor, dëmton keq partitë e reja, ditën që do shpallin listën e kandidatëve


S.G/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?