Kreshnik Spahiu

Opinion

Kreshnik Spahiu: Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet për herë të dytë

10 Gusht, 17:24| Përditesimi: 10 Gusht, 17:27

  • Share

Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin.

Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita Shqipëria Sot”, kur befas më doli përpara Raqi – 120 kilogramë i shëndoshë, dhe kokrrat e djersës i rrëshqisnin si ujvarë nëpër pjerrësinë e tuleve, duke lagur bluzën prej najloni të stampuar me gërma të mëdha “Emporio ARMANI”.

U ul në gjunjë, më puthi duart dhe m’u lut:

– Vëllaçko, më jep 20.000 lekë të vjetra, se kam mbetur pa naftë.

M’u errësuan sytë. Befas m’u kujtua ajo natë kur fjeta në hotelin me 5 yje të Janaqit, në jug të Shqipërisë.

M’u kujtua Janaqi, një vit më parë, kur kosovarëve ua rriste çmimin e dhomave dyfish në krahasim me italianët, sepse, siç thoshte ai, “këta marrin bukë me vete.”

M’u kujtua Janaqi që shante malokët, sepse “nuk dinin not”.

Mu kujtua që tallej me italianët sepse thonte: “këta nuk shpenzojnë 500 euro në tavolinë”.

M’u kujtua Janaqi që tallej me turistët gjermanë, sepse sipas tij “nuk e shijojnë peshkun”, ndonëse gjermanët janë konsumatorë 27 herë më shumë se shqiptarët për frymë.

M’u kujtua si kruante hundët ndërsa fliste me një turiste spanjolle, dhe pastaj fshinte gishtat në pantallona.

M’u kujtua si të enjten kishte çmimin e spagetit me karkalec 15 euro, ndërsa të shtunën e rrite për 25 euro, “se kishte më shumë klientë”.

M’u kujtua si i la për një muaj turistët me ujë të ngrohtë në dush, dhe i gënjente çdo mëngjes: “Do rregullohet sot.”

M’u kujtua sesi peshkun kinez e reklamonte si peshk të egër, duke mashtruar turistët francezë – dhe pastaj thoshte: “Francezët janë popull pa shije.”

M’u kujtua Janaqi që, kur mungonte kuzhinieri, e zëvendësonte me rojen e parkingut, sepse thoshte: “Polakët nuk e dallojnë ushqimin e detit.”

M’u kujtua si kursimet e vitit ia bleu djalit të tij, Raqit, një Range Rover prej 160.000 eurosh.

M’u kujtua si pas çdo fature që u çonte turistëve të huaj, thoshte me përçmim:

– Ç’ju qifsha tëmën këtyre hollandezëve, se nuk do ua shoh më surratin!

…Dhe kishte të drejtë.

As hollandezët, as gjermanët, as polakët, e as emigrantët nuk ia panë më surratin – as Janaqit, as Raqit.

Të dy, këtë vit, nuk kishin asnjë turist.

U kishte mbetur vetëm Range Roveri i djalit, sepse Range Roverin tjetër e humbën bashkë me dashnoren 28-vjeçare, e cila iku si turistët – pa kthyer kokën pas, duke e lënë Janaqin të kruante hundët vetëm, në hotelin bosh me 5 yje.

Gjithsesi, ai s’ka më nevojë të shkojë në banjo për të urinuar, sepse e bën në breg të detit, me pamje nga shezlongët 200 euro, me jastëkë me pupla.

Ndërkohë, futa dorën në xhep dhe i thashë Raqit:

– Merri këto 20.000 lekë dhe bëji të fala babait. Por mos harro t’i thuash nga unë:

“Më tha Kreshniku – në turizëm, pasuri nuk janë tullat apo pishinat, por turisti që rikthehet për herë të dytë.”

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kreshnikaqi: 11/08/2025 10:30

    Ke *haruar" (osa nuk ta do poltika) te permendesh qe detin e ka copezuar me VKM gjatoshi I pashkolle. Strategjiket Jane bere pronaret te detit dhe bregdetit dhe nuk I Lene ata " qe zbresin nga mali te ngulin cadrat para hotelit te tyre". Qe investment kolosale te Qeveriut nuk Kane siguruar uje te pijshem dhe turistet Po qelben. Qe ujerat e zeza derdhen ne der se ska as kanalizime as impoante pastrimi sado qe hotelit na qenkan me 5 apo 6 uje. Qe nuk ka askund vend per te parkuar makinen as prane detit as prane vendbanimeve dhe kho eshte detyre e pushtetit vendor por edhe atij qendror kur jep lejen per ndertime "strategjike". Qe rruget Jane shume problematike sa u a Bien njerrezve ne Maje hundes dhe sikur mos mjaftonte kjo happen punime njekohesisht ne autostraden Tirane-Durres dhe rrugen e Ndriqit oikerisht ne kulmin e sezonit. Qe rruga qe Quan palloshi italisht, lungimare, nga 4 korsi u kthye ne 2, qe rruga e plazhit te vjeter ne Durres nga 6 u kthye ne 2 korsi. Qe ura e Matit eshte mbyllir dhe nga Laci ne Lezhe behet per 4-5 ore. Por ama kemi hapur nje tunnel 160 miliona euro per elten qe shkon ne Green Coast. Mbase nga qe fuoristradar e tyre 4000 cc nuk e ngjusin dot Llogarane dhe humbasin keshtu edhe pamjen mahnitese te saj. Ke haruar,mbase nga nxitimi se ne te gjitha zonat turistike ka pasur nderprerje te energjise elektriket. Raqkat e Raqkat, I ka perzgjedhur Qeveriut te ndertojne hotele me 5 apo 6 uje ne bregdet, une e ti e shume te there nuk ndertojme dot nje barake. Edhe ne e oaskan ndertuar pa leje prape fajin e ka Qeveriut qe nuk ja prish dhe behet pale me keqberesit qe na Kane grabityr pronen e perbasket, nga detit ne Maje te malit. Shkurt na Kane vjedhur atdheun.

    Përgjigju
  • Janaqi: 10/08/2025 21:04

    Plotesisht dakord me kendveshtrimin tuaj ne kete shkrim. Gjithe Janaqet dhe Raqet e jugut morren ne qafe veten e tyre. Kete mes-gushti nuk pame kembe te huaji nga Vlora deri ne Sarande. Me pare rruga e rivieres gelonte me makima kosovare, polake, hollandeze etj. Motorret dikur ushetinin si nje karvan i pafund, sivjet vetem motorre picash pam dhe motorrin e ndonje hidrauliku. Konstatimi tim: sjellja pertoke ku mpleksej injoranca ne komunikim me arrogancen e tyre, ku cdo pellemb toke, perfahire detin, e quanin te tyre. Te prisnin me kembe te pare dhe shtangeshe nga fjalori i ulet. Nese nuk rregullojme faktorin njeri me sherbim vitin tjeter vetem dallget e detit do degjohen ne rivieren tone te bukur.

    Përgjigju
  • Titi: 10/08/2025 19:06

    I the te gjitha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?