Ish kryeministri, Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Pa larguar Berishën, nuk e rrëzoni dot Edi Ramën

11 Shkurt 2023, 18:11| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 18:13

  • Share

Berisha gënjeu përsëri.

Nuk gënjeu popullin, por mbështetësit e tij.

Ju premtoi si gjithmonë “Revolucion” dhe ai si gjithmonë i përcolli me dy fjalime.

Revolucionet e Berishës, përkthehen në konferenca shtypi në natyrë.

Tropojanët dhe kuksianët e devotshëm dhe besnikë, udhëtojnë 5 ore për të dëgjuar 15 minuta fjalim në bulevard. Dëgjojnë të njëjtën kasetë që përsërit Berisha në çdo ekran TV nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Po pse duhet ta ndjekin fjalimin në bulevard dhe jo nga ekrani?!

Sepse Berisha i gënjen dhe thotë: “Revolucionin këtë radhë e kam seriozisht”

Vazhdon gënjen dhe nuk skuqet fare para kamerave.

- Revolucionin e 15 korrikut e shtyu se iku në plazh

- Revolucionin e 15 Nëntorit e shtyu se filloj kampionati botëror

- Revolucionin e 6 dhjetorit e shtyu se e rrahën dhe s’dilte dot me syze

- Revolucionin e dimrit e shtyu se filluan pushimet e gjelit të detit

- Revolucionin e sotëm e shtyu se në darkë është Big-Brother dhe do shohin Luizin

Në historinë politike të revolucioneve s’ka njeri më banal dhe më qesharak se Berisha në organizimin e tyre.

- gënjen

- tradhton

- pret në besë

- premton

- humbjen e shet si fitore

- mashtron dhe thotë morën pjese 100- fishi

Njeri që i ka bërë dëm kauzave dhe institucionin të protestës më të madh se Berisha nuk do e gjeni në planet.

Dëlirat dhe i sëmurë për protagonizëm. Merr flamurin dhe mikrofonin dhe nuk ja lëshon askujt nga populli.

Në gjithë botën protestat i organizon dhe drejton populli:

- Pa fjalime, por me aksion

 

- Pa konferenca, por me pjesëmarrje

- Pa ligjërata, por me goditje

- Pa protagoniste, por me turme

- Pa kënge, por me bllokime

Berisha sot i bëri shërbimin e radhës Edi Ramës.

Me braktisjen e “revolucionit”

Me pjesëmarrjen e vogël

Me parullat kundër ambasadores amerikane

Me gënjeshtrat për vazhdimësi

Me shoqërimin nga 200 bodyguard

Me kohën e shkurtër 2 ore proteste

Me besë-prerjen që bëri demokratëve

Me dështimin për te rrëzuar Ramën

Me ftohtësinë e protestës

Sot Berisha u tregua më i dobët se Lulzim Basha që i mbante 3 muaj natë dhe ditë njerëzit në bulevard dhe që digjte kryeministrinë.

Sot Berisha u tregua dhe më i dobët se Adriatik Lapaj që nuk kishte nevoje të mbushte autobuza me militant nga Tropoja sepse në shesh mblidhte gjithë Tiranën me kauzat e çmimeve dhe të drejtave ekonomike.

Berisha sot bindi 100.000 demokratë që e ndoqën nga ekrani dhe nuk shkuan në protestë që pa larguar Berishën, nuk do e rrëzojnë Edi Ramën.

Çdo kush sot u bind që Berisha është fati më i madh për Edi Ramën që paska lindur me këmishë, që pas 10 vitesh konsum të ketë përball armikun e Amerikës.

Sot Berisha kishte në shesh vetëm 10.000 mbështetës nga fshatrat e humbur dhe askush nga Tirana.

Nuk ka ngelur më asgjë nga ajo partia e 8 dhjetor 1990 qe krijuan studentët, rinia, qytataret dhe Tirana. Thjeshte ka mbetur nje parti e disa fshatrave në veri.

Tirana nuk mund të mbështesi njeriun që e ka izoluar Amerika, Anglia dhe Europa.

Imagjinoni sa pak do mbeten kur të humbasin të gjitha zgjedhjet bashkiake 2023 dhe ato parlamentare 2025. Jam i sigurt se kur të humbas zgjedhjet parlamentare 2025, 82 vjeçarin e rrjedhur nga trutë nuk do ta mbështesin as familja e tij, sepse do e kuptojnë që ego e tij e sëmurë po i dëmton të gjithë, familjen, militantët, partinë dhe Shqipërinë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dr.prof.Saliu: 11/02/2023 18:25

    Kuksiane e tropojane besnike!Do ta bejme me turne...diten tropojanet...naten kuksianet dhe do te vije dita qe Edit ti mbaroje balta e nuk do te kete me se te beje qypa balte!Rrofte rrevolucioni i qypave!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?