Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare? Në rrjetet sociale ka shpërthyer një avokati histerike për një person i cili filmoi trimërinë e tij duke grisur një flamur turk. Referuar emrave dhe mbiemrave ata që e mbrojnë shumica janë nga veriu dhe të besimit katolik (Gjin, Pal, Llesh, Mark, etj). Më shumë se mllef ndaj Tuqisë kanë përkatësinë fetare. Fatkeqësisht deri më sot vlera unike shqiptare nga jugu deri në veri ka qenë harmonia fetare.
Gjithmonë kam qenë i lumtur dhe krenar që miqtë dhe bashkëpuntorët e mi të ngushtë ishin katolik, orthodoks dhe muslimanë, por mbi të gjitha të gjithë patriotë pa paragjykime. Por kush po e nxit këtë konflikt të paarsyeshëm Ata që nxisin këtë urrejte kanë vetëm një argument: “Turqia na ka pushtuar dhe na ka lënë prapa”!
Unë nuk dua aspak të debatoj dhe respektoj bindjet e tyre politike, por jo fetare. Për këto arsye po i dërgoj si kartolinë këtë foto miqve katolik nga Shkodra. Ju miq katolik nga Shkodra që nuk duroni dot flamurin e pushtuesit otoman, a nuk jeni ju në këtë foto në sheshin e Shkodrës duke valvitur flamujt e pushtuesit gjerman? Ku është “patriotozmi” juaj?
Mos harroni grisja e një flamuri është shenjë e inferioriteti dhe mungesë integriteti për një komb. Ai flamur turk nuk duhet të ishte në mes të plazhit, por ashtu siç nuk duhet të ishin këto qindra flamuj gjerman në duart tuaja.
Ju që kur ndërtoni një shtëpi, mbi çati vendosni flamur amerikan…. Ju s’jeni patriotë dhe as shqiptar por thjesht besimtarë. Fatmirësisht ju jeni pakica e kombit krenar shqiptar, që kurrë s’ka demostruar trimërinë me grisje flamurësh. Ju kurrë s’do prishni dot harmoninë fetare shqiptare. Flamujt u përkasin popujve, jo qeverive.
Zoti është i pari, Shqipëria mbi tē gjitha. Legjenda At Gjergj Fishta s’do ju pranonte kurrë në meshën e tij kuqezi. Ndërsa Fan Noli do ju nxirrte jashtë nga Kisha si tradhëtarë të kombit.
Ky Spahiu iku shpejt nga shqipnia se i ra hiles se Berisha ai myslimani vet qe dikur e kishte per zemer qe futi venin tone(pa referendum)ne konferencen islamike dhe na ktheu indietro pro Turqise e kishte fut ne rreth te kuq dhe do perfundonte si shoket e tjere te Saliut si Olldashi,Trebicka ose Rremzi Hoxha.
PërgjigjuShume veprim i drejte,boll na krahason gjithe Evropa me Turqine sikur jemi nje shtet edhe flamuri turk mungon aty.
PërgjigjuPo ti Spahiu je..cfar tjeter do thuash? Spahiu nga Turqia erdhi gjyshi jot
PërgjigjuFlamuri turk nuk duhej të ishte aty e qytetari ka zbatuar ligjin - fajin e kanë ata që e kanë vënë flamurin turk në një vend publik, ku nuk i takon me ligj të jetë. Qytetari duhet liruar menjëherë. Edhe rasti i heqjes së flamurit të madh turk në digën e HEC-it në Mirditë ishte i drejtë - kompania nuk kishte të drejtë ta vinte flamurin aty. Por shteti shqiptar është i paaftë t'i mbajë ligjet si shtetet europiane.
PërgjigjuEdhe bufi e kupton se otomanizmi apo neootomanizmi nuk eshte orientimi yne. Veprimi i atij qytetarit eshte per te lavderuar. Kritiket e tij anadollake per tu peshture ne rruge.
PërgjigjuKush krijon /innuendo/te paqena imagjinare ?=Kreshnik Spahiu.Z.Spahiu perse fut fene aty ku nuk ekziston?Turqia nuk eshte i vetmi vend mysliman qe kemi lidhje dhe qe ngreh flamuj neper perfaqesite e veta.Z.Spahiu,ke pare ndonje te krishtere shqiptar,(me qe na fute ne keto ujera)te grise,apo te hedhe poshte flamurin e ndonje vendi tjeter islamik,pervec atij turk? Ai qe hoqi flamurin ,katolik ishte? Veprimi i zoterise ishe politik,jo fetar dhe ashtu sic e pretendon dhe vete duhet respektuar.
PërgjigjuE kaluara z.Spahiu, ka treguar qè jeni shumè "hetues" profesionist, sidomos nè ato kohèrat e famshme tè KLD ku bèhej gjithçka por kurrè drejtèsi. Tani qè jini larg, na lumturoni me diagnoza hetuesi nè distancè. Pèrçarjen, kèrkoni ta bèni ju vetè, o delfin. Çèshtè kjo qè paski "konstatuar" ju qè katolikèt shqiptarè, na qènkèshin autorèt e kèsaj vale solidariteti me heqjen e njè simboli qè nuk i pèrket kètij vendi? Jo more KLD ist jo, jini gabim. Kjo sallatè flamurèsh turkè, grekè e serbè, duhet tè sensibilizojè çdo shqiptar qè ndjehet i tillè. Ka njè histori plot plagè qè na ndan nga kèto simbole. Flamurin amerikan apo gjerman, edhe pse i panevojshèm akti i vendosjes sè tyre, nuk do ti krahasoja me kèto mè lart. Arsyen, ju e dini. Jini edhe vetè nè Gjermani. A iu ka vrarè dhe pèrbuzur dikush atje, kur ke shpalosur simbolin e kombit? Nè kèto vèndet mè lart, flamuri ynè quhet "provokim". Nè Greqi dhe Serbi, tè marrin jetèn, kur feston fitoren e kombètares shqiptare. Nè Turqi, qè dikush i thotè popull vèlla, mos prit tè tè bèjnè temena kur tregon simbolin tènd. Vèlla, je pèr tè, pèrsa kohè bèn peqe-lepe.
PërgjigjuKreshnik ti qe e dashke kaq shume flamurin e pushtuesit 500 vjecar perse nuk e braktis Zvicren dhe shko jeto ne Turqi.Ju jeni te lezetshem bashke me disa shqipare te tjere kerkoni strehim hani buk dhe pajiseni me letra ne vendet e krishtera dhe menjen e keni tek vllezrit Turq.Ti e din shume mire qe ne Turqi jetojn 5 miljon Shqiptare dhe nuk kane shkolla shqip se nuk I lejojn.Ti è din shume mire qe Erdogani ketu dhe ne Kosove investon per ndertimin e xhamive dhe interesi i tij ashte qe te na mbajn ne kthetra larg Amerikes dhe BE por gabohet sepse me pranimin kandidat ne Bashkimin Evropian i ka ik situata nga durt.Gabohesh qe identificon verioret dhe katoliket vetem ne Shkoder!Ndoshta nje dite qeverine do ta marrin ne drejtim brezi I ri dhe nuk do egzistojne mbeshtetesit servilat dhe sahanlepiresat e Erdoganit.Kam pas shume rrespekt per ty ne studiot televisive qe lidhesh nga Tirane-Zvicer por tashti e mbrapa sa here te dalesh ti do ndrroj kanal.
PërgjigjuTurku Ka 109 vite qe Ka ikur. Me vjen shume keq per te gjitha ato qe mendojne se po te jesh Mysliman je Turk,po je katolik je Italian po je Ortodoks je Grek apo Rus. Nuk Ka lidhje besimi me Kombesine.Kush Trenton te fusi percarje fetare ai eshte Serb dhe I sherben interesave te Serbise. Besimin njeriu e zgjedh Kombesine njeriu nuk e zgjedh.Ata qe mendojne se Europianet na duan ne Jane hipokrit ose njerez te paditur. Me lejoni tju kujtoj kush Jane Europianet dhe çfare padrejtesishe I Kane bërë Shqiptareve. 1.E Kane ndare Shqiperine ne 5 shtete 2.Mbrojten genociden Grek ndaj Çameve 3.Mbrojne krimet monstruoze te Serve Duke vrare djegur gra shtatezana femije pleq dhe plaka 4.Shqiperia as 100 vjet nuk do te hyje ne Europe deri SA te arrije qellimin e vet Duke te zhdukur cdo tradite Duke te zhveshur nga cdo moral dhe cdo vlere Ku eshte realiteti per ato qe Kane sy qe shohin dhe mend qe mendojne.